1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sulm vetvrasës në Pakistan, të paktën 15 të vdekur

14 Shtator 2007

Si pasojë e një sulmi vetvrasës mbi një kantinë të forcave ushtarake pakistaneze, kanë humbur jetën të paktën 15 ushtarë dhe 11 të tjerë kanë mbetur të plagosur, bëjnë të ditur të dhënat nga burimet e ushtrisë. Sulmi ka ndodhur në Ghazi Tarbela, rreth 100 km në jug të kryeqytetit Islmabad. Sipas të dhënave të qarqeve të sigurisë, atentatori po udhëtonte me një makinë në drejtim të ndërtesës ku ishin vendosur njësitë ushtarake, kur ndezi një bombë dhe hodhi edhe veten në erë. Më parë në qytetin port, Karatschi, si pasojë e një zjarri në një minibus, vdiqën të paktën gjashtë njerëz.