1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sulme ajrore të NATO-s ndaj kuartierit qendror të Gadafit

25 Prill 2011

Gjatë sulmeve natën avionët luftarakë të NATO-s kanë goditur disa ndërtesa të pushtetmbajtësit të Libisë Muamar al-Gadafi. Senatorë të SHBA-së kërkojnë rëzimin e diktatorit. Përreth qytetit Misrata vazhdojnë luftimet

In this photo made on a government organized trip, Libyan soldiers inspect damage following an airstrike in Tripoli, Libya, early Monday, April 25, 2011. The airstrike on Moammar Gadhafi's sprawling residential compound early Monday badly damaged two buildings, including a structure where Gadhafi often held meetings, guards at the complex said. (Foto:Darko Bandic/AP/dapd)
Sulm ajror i NATO ndaj kuartierit kryesor të GadafitFotografi: dapd


NATO gjatë natës (25.04.2011)sulmoi disa herë kryeqytetin e Libisë Tripoli. Gjatë sulmeve u dëmtuan rëndë godina, që i përkasin kompleksit ushtarak, që përdor pushtetmbajtësi Muamar al-Gadafi. Nuk është e qartë se ku ndodhej ky i fundit në kohën e sulmeve.

Shpërthimet u ndjenë fare qartë në qendrën e qytetit që ndodhet fare pranë. Për një kohë të shkurtër u ndërpre programi i televizionit shtetëror. Ndër të tjera është prekur nga sulmet edhe zyra e Gadafit si dhe një godinë, që ai e përdor për konferenca. Sipas të dhënave të zëdhënësit qeveritar gjatë sulmeve janë plagosur 45 vetë, 15 të tjerë në gjendje të rëndë, njofton televizioni arab Al-Xhazira. Zëdhënësi i kritikoi sulmet si një "përpjekje për vrasje" ndaj Gadafit.

NATO sulmon kryeqytetin e LibisëFotografi: AP

Luftime në Misrata


Edhe në Misrata NATO i vazhdoi sulmet të hënën,njofton televizioni amerikan CNN. Përreth qytetit në Mesdhe, 210 km. në Lindje të Tripolit , edhe të dielën (24.04.2011)ka pasur luftime, ndonëse trupat qeveritare patën deklarua, se do të tërhiqen.

Një zëdhënës qeveritar në Libi tha, sipas CNN, se tërheqja ka nisur dhe është po vazhdon. Por ushtria është sulmuar nga rebelët dhe është vetëmbrojtur. Në tëkundërtrebelët mendojnë, se tërheqja shërben vetëm për të mundësuar sulmin me raketa ndaj qytetit, po rrezikuar pë rhumbje në radhët e ushtrisë. Dëshmitarët okularë njoftojnë, se të dielën dhjetra raketa të trupave qeveritare kanë goditur Misratën.

Ndihma për kryengritësit

Në Libi zhvillohen luftime të ashpraFotografi: picture alliance/dpa

Kryengritësit po marrin ndërkohë mbështetje nga Kuvajti. Emirat i Gjirit Persik ka dhënë si donacion rreth 123 milionë euro. Me këto para do të paguhen rrogat e nëpunësve, tha shefi i këshillit të përkohshëm Mustafa Abdel Xhaalil të djelën në Kuvajt. Këshilli i përkohshëm kombëtar deri tani është njohur si qeveri legjitime e libisë nga Franca, Gambia, Italia dhe Katari.

Në SHBA ndërkaq senatorë tënjohur kanë kërkuar, që SHBA-ja të përforocjë pjesëmarrjen në luftën kundër Gadafit.

In den USA forderten unterdessen prominente Senatoren, die Vereinigten Staaten müssten sich stärker am Krieg gegen Gaddafi beteiligen. "Unë nuk mund ta imagjinoj, se çfarë mund ta mbrojë më mirë popullsinë civile të Libisë se sa shmangia e Muamar al-Gadafit", tha senatori i pa parti Joe Lieberman. Senatrori amerikan John McCain ka kërkaur angazhim më të madh të NATO-s në Libi. "Njerëzit tani janë të bashkuar në përpjekjet kundër Gadafit. Janë të bashkuar ashtu si populli që kërkon lirinë në Tunizi, Egjipt, Siri dhe vendet e tjera. Është e mundur që al - Kaida ta shfrytëzojë këtë moment për të përfituar, në qoftë se nuk i mbështesim njerëzit në Libi", tha senatori amerikan.

Autor: Dirk Eckert /Vilma Filaj-Ballvora(afp, dpa)

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi