1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sulme ndaj refugjatëve të krishterë në qendrat e pranimit

la/(dpa, kna, afp)10 Maj 2016

Organizata humanitare "Open Doors", publikon një studim, sipas të cilit, shumë refugjatë të krishterë sulmohen në qendrat e pranimit. Më të rrezikuarit, madje edhe me kërcënim me vdekje janë të konvertuarit.

Veranstaltung von Open Doors Deutschland
"Open Doors" prezanton studimin (09.05). Drejtuesi Markus Rode dhe prifti evangjelist Gottfried Martens në BerlinFotografi: DW/K.-A. Scholz

Shkas është bërë prezantimi i një studimi të hënën (10.05) nga organizata humanitare „Open Doors“ në Berlin. Sipas tij, shumë të krishterë sidomos në qendrat e pranimit i ekspozohen fyerjeve apo keqtrajtimeve të ndryshme. Në fokus të sulmeve vihen sidomos të konvertuarit, myslimanët që kanë ndërruar fe, dhe janë bërë të krishterë, shumica të ardhur nga Iraku apo Afganistani. Këta preken më shpesh nga sulmet apo edhe dhuna e myslimanëve në këto qendra. Për të arritur në këtë përfundim organizata „Open Doors“ ka pyetur 231 refugjatë të krishterë nga shkurti deri në prill.

Dhuna ndodh shumë më shpesh se sa thonë autoritetet, është shprehur kreu i organizatës humanitare, “Open Doors”, Markus Rode të hënën në Berlin. Bashkë me organizatën “Kisha në nevojë”, “Aksioni për të krishterët e përndjekur dhe njerëzit në nevojë” dhe “Këshillin Qendror të të Krishterëve Orientalë” ata prezantuan të dhënat e studimit mbi sulmet ndaj të krishterëve në qendrat e pranimit të refugjatëve.

Zëdhënësi për çështjet fetare i Unionit në Bundestag, Franz Jozef Jung është shprehur se unioni i merr seriozisht shqetësimet e ngritura nga studimi. "Ata që kanë marrë arratinë nuk duhet të kenë tek ne ndjesinë se janë të ekspozura po ndaj atyre raprezaljeve si në vendet e origjinës", tha politikani kristiandemokrat të hënën pas publikimit të studimit. Unioni po angazhohet për përmirësimin e përzgjedhjes dhe cilësisë së firmave të sigurisë, që kujdesen për sigurinë në qendrat e pranimit.

Fotografi: DW/N. Niebergall

Fyerje, goditje, kërcënim me vdekje

Të anketuarit, sipas "Open Doors", kanë rrëfyer se frika e shqetësimet e tyre injorohen madje nga rojet e sigurisë, kur këta janë myslimanë. Shumica e të krishterëve të sulmuar rrëfejnë më shpesh për fyerje, kjo me sa duket është forma më e zakonshme e keqtrajtimit në këto qendra pranimi, ku shumica e refugjatëve janë myslimanë. Në 42% të rasteve madje janë ngritur padi ligjore për fyerje për shkak të fesë. Por shumë refugjatë të krishterë ankohen se janë viktima të dhunës trupore, ata janë goditur, qëlluar nga refugjatët e tjerë. Ndërsa 32% e të krishterëve në qendrat e pranimit raportojnë për kërcënime me vdekje të marra nga refugjatët e tjerë. Nga sulmet preken edhe refugjatët jezidë në Gjermani.

Një prift evangjelist nga Berlini ka raportuar se refugjatët e krishterë janë kërcënuar edhe pasi kanë refuzuar të marrin pjesë në një falje të përbashkët me myslimanët. Prifti evangjelist nga Berlini, Gottfired Martens ka kërkuar ndarjen e refugjatëve sipas feve dhe këtë qëndrim të kishës e ka kritikuar se përpjekje për minizim të problematikës. E pyes veten nëse duhet të sulmohet edhe „i krishteri i fundit“ që kisha të mos flasë më për raste të veçanta. Organizatat humanitare të krishtera e kanë kritituar si politikën ashtu edhe kishën se po e injoron dhe minimizon problemin e dhunës kundër refugjatëve të krishterë.

Myslimanët konservatorë të respektojnë fetë e tjera

Sërish ndizet debati edhe për ndarjen e refugjatëve sipas fesë. Politika deri më tani e ka refuzuar në përgjithësi ndarjen sipas feve: Parimi: Liria fetare duhet të vlejë edhe të jetësohet jo vetëm në shoqëri, por edhe në qendrat e pranimit. Myslimanët konservatorë duhet të mësojnë të respektojnë fenë tjetër: Për ndarjen e refugjatëve janë shprehur skeptike madje edhe vetë dy kishat, ajo katolike dhe evangjeliste janë shprehur për këtë ndarje të refugjatëve. Sulmet ndaj refugjatëve të krishterë ato i kanë kategorizuar si raste të veçanta, jo si fenomen sistematik. Vetëm në një land gjerman praktikohet ndarja sipas fesë e prejardhjes, në Turingji, së paku në kate të ndryshme të këtyre qendrave, por edhe në qendra të ndryshme. Përvoja është e mirë, por ky nuk është realiteti. Refugjatët si myslimanë edhe të krishterë jetojnë bashkë në qendrat e pranimit: