Sulme të reja në Irak - vriten 63 njerëz
9 Qershor 2007Reklamë
Bagdat: Si pasojë e disa sulemeve në Irak vetëm gjatë ditës së djeshme humbën jetën të paktën 63 njerëz. Në mesin e viktimave janë edhe gruaja dhe dy vllezërit e shefit të policisë të qytetit Bakuba i cili shtrihet në verilindje të Bagdatit. Rrebelët sulmuan dje në mëngjes shtëpinë e zyrtarit irakian. Ata kanë marrë peng tre fëmijë të shefit të policisë.