1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sulmet në Indi shkaktojnë të paktën 40 të vdekur

26 Gusht 2007


Pas dy sulmeve të përgjakshme me bomba në njërin prej qyteteve më të mëdha të Indisë, Hyderabad, forcat e sigurimit janë vendosur në gadishmëri alarmi.
Autoritetet në shtetin Andra Pradesh në jug të Indisë bënë të ditur se të paktën 40 veta kanë humbur jetën dhe mbi 50 të tjerë u plagosën nga shpërthimet, të cilët ndodhën thuajse në të njëjtën kohë.
Policia tha se brënda pak minutash, shpërthimet shkatërruan një restorant në anë të rrugës dhe një park argëtimi në Hyderabad.
Autoritetet kanë bërë përgjegjëse për këto sulme një organizatë myslimane terroriste.
Policia tha se më vonë gjeti 2 bomba të tjera të pashpërthyera në zona të tjera të qytetit të Hyderabadit,i cili ka një popullsi të madhe myslimane si dhe një histori përleshjesh midis hinduve dhe myslimanëve.Në maj gjatë një sulmi mbi një xhami u vranë 11 njerëz.