Sulmet në Indi shkaktojnë të paktën 42 të vdekur
26 Gusht 2007Reklamë
Pas dy sulmeve të përgjakshme me bomba në njërin prej qyteteve më të mëdha të Indisë, Hyderabad, forcat e sigurimit janë vendosur në gadishmëri të lartë. Autoritetet në shtetin Andra Pradesh në Jug të Indisë bënë të ditur, se të paktën 42 veta kanë humbur jetën dhe mbi 50 të tjerë u plagosën nga shpërthimet, që ndodhën thuajse njëkohësisht. Policia tha se brenda pak minutash, shpërthimet shkatërruan një restorant në anë të rrugës dhe një park argëtimi në këtë qytet, që ka një popullsi të madhe myslimane si dhe një histori përleshjesh midis hinduve dhe myslimanëve. Në maj të këtij viti,gjatë një sulmi ndaj një xhamie, u vranë 11 njerëz.