Sulmi ndaj ushtarëve gjermanë nuk ndryshon strategjinë gjermane në Afganistan
26 Maj 2011Ministri gjerman i mbrojtjes, Thomas de Maizière, e dënoi ashpër sulmin vdekjeprurës ndaj një patrulle të ushtrisë gjermane në Afganistan. Ky sulm na prek të gjithëve, tha de Maizière dje në Berlin. Një i ri "u nxorr shprehimisht përdhunshëm nga jeta", vijoi ai. Hollësi në lidhje me identitetin e ushtarit, ministri nuk dha (për arsye të kujdesit kundrejt të afërmve dhe shokëve të viktimës).
Ushtarët gjendeshin 15 kilometra në verilindje të Kundusit në momentin e sulmit. Gjatë mëngjesit të djeshëm (sipas orës gjermane) tre automjete të një patrulle të Bundesverit u goditën në veri të Afganistanit nga dy eksplozivë. Një ushtar u vra, një ushtar tjetër dhe një përkthyes afgan u plagosën.
Sipas të dhënave të ushtrisë gjermane (Bundeswehr) të plagosurit u transportuan me helikopter për përkujdesje mjekësore në një qendër shpëtimi në Kundus. Në të njëjtën kohë politikani demokristian bëri të qartë, se sulmi nuk do të ndryshojë gjë në strategjinë në Afganistan. Ushtria gjermane ka strategjinë e duhur dhe ajo do të vazhdojë të zbatohet, tha de Maizière.
Autor: AG/Ajazaj
Redaktoi: Lindita Arapi