1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Supervajzat me belin e hollë - Simboli i bukurisë në televizionet për fëmijë

Sabine Damaschke23 Korrik 2008

E bukur dhe e hollë me çdo cmim- ky është ideali i shumë vajzave. Pasojat e bumit të bukurisë i ka treguar së fundi një studim, sipas të cilit rreth 400 mijë gra në Gjermani vuajnë nga anoreksia. Por

Fotografi: AP

Për idealin e hollë të bukurisë nuk është përgjegjëse vetëm industria e modës. Edhe nga filmat multiplikativë vajzave u prezantohet që në fëmijëri figura të tilla si simbole bukurie. Kohrat kur Pippi çorapgjata sundonte luftën kundër të gjitha klisheve femërorë ka kaluar me kohë.

„Pippi çorapgjata është shumë fëmijnore, mendoj unë. Pipi corapgjata është e fortë, por ajo nuk vishet mirë dhe mua nuk më pëlqen veshja e saj. Dhe qukat e saj nuk janë shumë të bukura."

E fortë, e vetëdijshme dhe e pacipë- këto nuk i mjaftojnë Luizës tëtevjeçare. Ajo pret që heroina e saj në televizion të ketë pamje të bukur. Flokë të gjata dhe të bukura, fytyrë të bukur dhe të jetë me trup të hollë, trup të cilin ajo e vë më shumë në dukje me veshje moderne. Për shoqen e saj Alisa, në televizion aktualisht ekziston vetëm një heroinë që i mbush këto kushte: „Asnjë nuk lëviz dhe nuk lufton, si Kim Possible. Asnjë nuk është aq e hollë sa ajo, dhe nuk ka flokët e saj. Asnjë nuk është si ajo."

Nga filmi Kim Possible: „Ajo donte të fitonte pak para me Babysitten, korrjen e barit ose punë të tjera të këtij lloji. Prandaj tha "Unë mund t`i bëj të gjitha. Dhe që prej asaj dite tek ajo vijnë njerëz që kanë një problem. Kështu ajo ndihmon njerëzit dhe shpëton botën. Kjo është Kim Possible."

Figura e sotme e preferuar nga vajzat ka vetëm flokët e kuqe të përbashkëta me Pippi çorapgjatën. Por dhe ajo është po aq e fortë dhe ka po aq guxim. Edhe nëse Kim Possible i pëlqen moda dhe e vendos pamjen e jashtme në qendër të historive të saj. Ndryshe nga seria „Totally Spies".

„A, si dukem tani? Uau! Fantastike si dukesh! Ne na duhen syze dielli për të përballuar të qeshurën. Ti me siguri që do e fitosh garën."

Konkurse bukurie, manikyre, sende tualeti luajnë një rol qëndror në serinë me filma multiplikativë që prodhohen në Japoni. Me belin e tyre të hollë jonatyral, sytë e mëdha të rrumbullakta dhe balluket e gjata, figurat femërore përmbushin shumë klishe me përjashtim të njërës, që lufta e tyre është aq e ashpër sa shpeshherë shkatërrohen edhe shtëpira.

Nga filmi "Totally Spies" „Nuk ka rëndësi se si do që të jesh. Kushdo duhet ta dijë se kush është vajza më e bukur në Beverly Hills. - Nëse beson se ti do të marrësh kurorën, atëherë ... Unë e kam të sigurt se do e marr! - Ti qelbësirë."

Konkurenca agresive për pamjen e jashtme, prezantimmi krejt irreal i supervajzave që janë në gjendje të arrijnë çfarë të duan, vëzhgohet me kujdes nga shumë pedagog. Sepse spektatorët e vogla nuk mund ta përballojnë kurrë krahasimin me figurat e ofruara nga televizioni, mendon Beate Vinke nga puna me vajzat në Nordrajn Vestfalen. „Vajzat shohin pamje të njerëzve shumë të suksesshëm, dhe në jetë bëjnë përvoja të tjera. Asnjë njeri nuk është gjithnjë i suksesshëm, ose kërkush nuk i ka punët gjithë kohën mirë. Atëherë është e vështirë për vajzat të kuptojnë se ka momente kur njeriu nuk e ndjen veten mirë, ose që të ndihet keq, prandaj ato nuk flasin për momente të tilla sepse ato nuk i përgjigjen pamjeve të televizionit."

Beate Vinke këshillon prindër dhe pedagogë që t`i kundërvihen roleve klishe të vajzave super të fuqishme dhe shumë të sukseshme të prezantuara nga televizionet. Ato gjenden në filmat për fëmijë dhe në librat që lexon dhjetëvjeçarja Hilke: „Idhujt unë i gjej shpesh në libra, sepse idhujve të librave mund t`i jap pamjen që dua unë."