Suu Kyi është liruar nga arresti i shtëpisë
13 Nëntor 2010Disa qindra ithtarë të udhëheqëses së opozitës birmanieze Aung San Suu Kyi, ishin mbledhur të shtunën (13.11.) në mëngjes në afërsi të shtëpisë së saj për të ndjekur lirimin e mundshëm. Arrestit të shtëpisë të vendosur nga regjimi ushtarak, i mbaronte afati sot të shtunën, më 12 nëntor. Ajo çka thuhej si thashethem është konfirmuar tani, regjimi ushtarak ka nënshkruan dokumentin e lirimit të mbajtëses së çmimit nobel të paqes.
Junta reagoi për mbledhjen e ithtarëve të opozitës me rritjen e masave të sigurisë në Rangun. Në shumë qendra ishin dërguar që më parë kamionë të policisë së ndërhyrjes së shpejtë. Zyrtarisht, qeveria nuk ishte shprehur më parë për lirimin e Suu Kyis.
Figurë simbol për luftën kundër regjimit ushtarak
Në 21 vitet e fundit, 15 Aung San Suu Kyi i kaloi në burg ose në arrest shtëpie. Për shumë vetë, 65 vjeçarja është simbol i përpjekjeve për ta çliruar Birmaninë nga kontrolli i juntës, që mban regjimin prej dekadash. Në zgjedhjet e fundit në vitin 1990, partia e saj NLD morri shumë vota, por udhëheqja ushtarake nuk i njohu kurrë ato.
Të dielën e kaluar në Birmani u zhvilluan zgjedhjet parlamentare. Partia e afërt me juntën ushtarake, "Partia për solidaritet dhe zhvillim"(USDP) deklaroi fitoren e zgjedhjeve. USDP kanë marrë shumicën e vendeve në të dy dhomat e parlamentit, njoftuan ditën e enjte mediat shtetërore.
Për shkak të arrestit të shtëpisë, Suu Kyi nuk mund të merrte pjesë në zgjedhje. NLD kishte kërkuar në kuadër të zgjedhjeve bojkotimin e tyre, kështu që junta e shpërbëri atë. Suu Kyi, dëshiron të ndihmojë NLD, që të ndjekë akuzat për mashtrime në zgjedhje, tha avokati i saj, Nyan Win. "Ne kemi krijuar një organizëm, që mbledh të gjitha njoftimet për parregullsi, që vijnë nga zona të veçanta zgjedhore. Ne duam të shohim nëse është e vërtetë ajo që njoftohet."
Faktikisht, arresti i Suu Kyis duhet të përfundonte në maj të vitit 2009. Por meqenëse ajo kishte duruar të qëndronte dy ditë në kopshtin e saj një qytetar amerikan, që thoshte se ishte dërguar nga Zoti, mori edhe 18 muaj të tjerë arrest shtëpie. Heroina e lirisë, e quajtur "Zonja" nga bashkatdhetarët e saj, i tregoi gjoksin juntës ushtarake. "I vetmi burg është frika", ka thënë ajo një herë. "Dhe liria e vetme, çlirimi prej frikës."
Autorin: Annamaria Sigrist/ Aida Cama
Redaktoi: Eliana Xhani