1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

200511 Global Player Ethik

16 Qershor 2011

Ajo që për një sipërmarrje është "përshtatje e fitimit", duhet paguar diku: në formën e kushteve të rënda të punës tek producentët ose firmat e furnizimit. Por gjërat funksionojnë edhe ndryshe.

Kasiteriti nga burimet natyrore të Kongos.
Lëndët e para shpesh nxirren ilegalisht në vendet e botës së tretë.Fotografi: Simone Schlindwein

Përgjegjësia sociale, ruajtja e ambjentit dhe fitimi optimal përmenden me dëshirë si synime të sipërmarrjeve- por në jetë ato vihen vetëm prej pak "Global Player". I ngarkuari i posaçëm i OKB-së për të drejtat e njeriut dhe sipërmarrjet transnacionale, John Ruggie, megjithatë është i mendimit se prioritetet duhet të ndryshojnë:

John Ruggie, i ngarkuari i posaçëm i OKB-së për të drejtat e njeriut dhe sipërmarrjet transnacionale.Fotografi: picture-alliance/dpa

"Unë mendoj se të drejtat e përgjithshme të njeriut janë sot aty, ku ishte tema e ambjentit 30 vjet më parë. Atëherë nuk ka pasur firma, të cilat të organizonin studime për përshtatshmërinë e prodhimit me ambjentin, sot këtë e bëjnë thuajse të gjitha sipërmarrjet. Pas 30 vjetësh, shumica e sipërmarrjeve do të punojnë mbi bazën e studimeve të përshtatshmërisë me të drejtat e njeriut- shumë prej tyre kanë filluar që sot."

Një nga firmat që konsiderohet më e përparuar në këtë fushë është koncerni elektronik Hewlett-Packard. Programet e riciklimit për mbeturinat elektronike bëjnë pjesë në spektrin e përgjegjësisë që i ka caktuar vetes sipërmarrja, njësoj si kontrolli i kushteve të prodhimit te furnizuesit dhe në koncernin vetjak.

Presioni nga kompanitë ndërkombëtare jep fryte

Si firmë elektronike, rrugët e sigurimit të materialeve janë shpesh të vështira për t'u ndjekur. Lëndët e para si ari, zinku p.sh. nxirren shpesh ilegalisht në Republikën Demokratike të Kongos dhe ndihmojnë që të financohet atje lufta e përgjakshme civile. 'Për sipërmarrjen tonë kjo është e papranueshme,' thekson Karl Daumüller, kryekontrollor në filialin kryesor gjerman të HP në Böblingen pranë Shtutgartit:

"HP e ka tematizuar këtë temë që në vitin 2007. Këtu ka synime konkrete. Nga njëra anë ka rëndësi që ne të përcaktojmë prejardhjen e lëndëve të para ose mineraleve të konfliktit. Dhe synimi ynë i dytë: një program auditi për furrat e shkrirjes, të cilat në këtë kuadër luajnë një rol të rëndësishëm. Pastaj një synim i tretë: sistemi i çertifikimit dhe natyrisht ushtrimi i ndikimit mbi politikën dhe ligjvënien."

Selia qendrore e firmës Hewlett Packard HP në Böblingen.Fotografi: Gabor Takacs

Mund të jesh aktor global pa cënuar të drejtat humanitare

Kur ushtron presion sipërmarrja më e madhe në botë e teknologjisë informative HP, kjo nuk mbetet pa efekt. Rreth 260 mijë vetë punojnë në të gjithë botën në uzinat që furnizojnë HP dhe që u verifikuan më 2010 nga koncerni. Në të ashtuquajtura audite, punonjësit pyeten për kushtet e tyre të punës. Ai që dëshiron të punojë si furnizues i HP duhet të vërë fillimisht në dispozicion certifikata, raporte dhe dokumenta. Në një vizitë në fabrikë ose në firmë, të punësuarit pyeten direkt për kushtet e tyre të punës:

"Një element i rëndësishëm i këtyre auditeve janë edhe intervistat me punonjësit direkt në vendin e tyre të punës. Intervistat me punonjësit zënë një vend të rëndësishëm te auditet, sepse normalisht prej tyre fiton informacione thelbësore dhe të mira," plotëson kryekontrollori Karl Daumüller.

Pra mundësitë ekzistojnë: që edhe të bësh pjesë te lojtarët e mëdhenj globalë dhe megjithatë të plotësosh normat e punës të ILO, organizatës ndërkombëtare të punës, të plotësosh standardet për mbrojtjen e ambjentit dhe krahas kësaj të kesh edhe fitim. Sepse këta janë argumentat që dëgjon dendur, kur bëhet fjalë për respektimin ende vullnetar të standardeve sociale dhe të mbrojtjes së ambjentit: lufta për çmimet nuk i lejon kontrollet, kontrollet janë shumë të shtrenjta dhe të ndërlikuara dhe veç kësaj, se kushtet e punës dhe të drejtat e njeriut janë një çështje e brendshme e çdo vendi.

Autor: Helle Jeppesen / Auron Dodi

Redaktoi: E. Xhani