1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Partia ambjentaliste "Të Gjelbërit"

Birgit Görtz / Valmira Dobraj 6 Korrik 2017

Partia që ndryshoi jo vetëm pejzazhin partiak, por edhe kulturën politike në Gjermani. E themeluar si lëvizje proteste, sot partia "Aleanca 90 / Të Gjelbërit" është komponente e përhershme e skenës politike gjermane.

Bildnummer: 58712835 Datum: 17.11.2012 Copyright: imago/Joachim Sielski 17.11.2012, Eilenriedehalle, Hannover, Der Bundesparteitag von Bündnis90/Die Grünen, im Bild Das Parteien-Logo GER, POL, 34. Bundesdelegiertenkonferenz Bündnis90/Die Grünen Politik GER Bündnis 90 Parteitag xmk x0x 2012 quer premiumd 17.11.2012 2012 Politik Konferenz GER POL Politiker B90/Die Grünen Logo Querformat Feature 58712835 Date 17 11 2012 Copyright Imago Joachim 17 11 2012 Hanover the Federal Party from Bündnis90 the Greens in Picture the Parties emblem ger POL 34 Federal delegates conference Bündnis90 the Greens politics ger Alliance 90 Party xmk x0x 2012 horizontal premiumd 17 11 2012 2012 politics Conference ger POL Politicians B90 the Greens emblem Landscape Feature
Logo Bündnis 90 Die GrünenFotografi: imago/Joachim Sielski

Marialuise Beck mbante të veshur një pulovër angora në ngjyrë livandoje, të punuar me dorë. Ajo ishte njëra ndër 28 "të rinjtë", që në zgjedhjet e 6 marsit 1983 u zgjodhën nga rradhët e partisë ambjentaliste si deputetë për në Bundestag (parlamenti gjerman). Duke filluar që nga paraqitja e jashtme ata dallonin nga të tjerët. "Kjo ishte marramendëse, pothuajse as ata vet nuk e besonin. Në atë kohë ky ishte absolutisht një shok për të gjithë skenën politike në Bon", kështu e kujton Marialuise Beck ngjarjen në fjalë.

"Alenca 90 / Të Gjelbërit " hyn në 1983 për herë të parë në BundestagFotografi: picture-alliance/dpa

Pranë saj qëndronte i ulur me kostum dhe kravatë, Helmut Kohl, që atëherë ishte kryetari i partisë kristiandemokrate (CDU). Më 29 mars 1983 në rendin e ditës së Bundestag-ut ishte zgjedhja e kancelarit të Gjermanisë. Pas shpalljes së rezultateve dhe fitores së pritshme të Kohlit, ajo i prezantohet atij dhe i jep urimet për zgjedhjen: jo sipas zakonit duke i dhuruar një buqetë me lule, por një degë të tharë pishe. "Unë isha ajo që duhej të përcjellja mesazhin e një iniciative qytetare, që luftonte kundër zhdukjes së pyjeve, dhe që pas zgjedhjes së pritshme duhej t'ia dhuroja këtë shenjë simbolike  kancelarit të ardhshëm", tregon Marialuise duke buzëqeshur.

Marieluise Beck dhe Helmut KohlFotografi: picture-alliance/dpa

Nga partia kundër partive tek përgjegjësia në qeveri

Parita e gjerlbër ishte formuar vetëm tre vjet para se nëpër rrugët e  Gjermanisë Përendimore të vërshonin njezërit, që protestonin kundër dislokimit të raketave nukelare amerikane me rreze të mesme veprimi, sepse ky veprim sinjalizonte shkallëzimin e ardhshëm në garën e armatimeve. Në një sfond të tillë në janar të vitit 1980 u bashkuan aktivistët, që luftonin për mjedisin, paqën dhe të drejtat e njeriut. Koncepti i tyre ishte: "ekologjik, me bazë demokratike, socialist dhe pa dhunë", pra një "parti kundër partive".

Ky ishte emri i gjetur nga ideatorja karizmatike Petra Kelly. Sipas saj të gjelbërit duhej të ishin më shumë një lëvizje se sa një parti.

Socialdemokrati Gerhard Schröder dhe ekologjisti Joschka Fischer nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit, 16.10.2002Fotografi: picture-alliance/dpa

Në mesin e viteve 1990 Të Gjelbërit u forcuan. Në vitin 1998 ata për herë të parë u bënë pjesë e qeverisë duke hyrë në koalicion me socialdemokratët (SPD). Joschka Fischer u emërua ministër i Jashtëm dhe zëvendës-kancelar. Tani kishte ardhur koha që kjo parti të dëshmojë aftësitë për qeverisje dhe vizionin për realizimin e koncepteve të saj politike. Një provë e rëndësishme në këtë drejtim ishte votimi në Bundestag për ndërhyrjen ushtarake në Kosovë në vitin 1999 dhe marrëveshja me industrinë e energjetike në vitin 2000 për shkëputjen graduale nga engergjia bërthamore deri në vitin 2021. Për kundërshtarët e energjisë bërthamore ky ishte një hap që pritej me padurim.

Kur ministri i Mjedisit, Jürgen Trittin, u detyrua të japë urdhërin për transportimin e kontejerëve me mbeturina radioaktive, qindra vetë nga baza e të gjelbërve vërshuan në protetsta në rrugë – por kësaj radhe kundër politikës jo bindëse të partisë së tyre. "Si Joschka Fischeri, i cili konsiderohej si realist, ashtu edhe Jürgen Trittin, i cili konsiderohej si majtist, i kanë mësuar partisë një gjë, që kompromisi mes qeverisë dhe parlamentit është i pashmangshëm dhe se pozicionim jashtë tyre është i pamundur", shpjegon Marialuise Beck.

"Vendimi rreth Kosovës ishte për atë arsye i vështirë, sepse etika e ndërhyrjes dhe ajo e mosndërhyrjes u përballën me njëra-tjetrën. Por njerëzit jo vetëm që kishin marrë arratinë, por kishte edhe viktima në radhët e popullsisë civile. Pas Srebrenicës ne duhej të parashikonim më të keqen", kutjon  politikania e gjelbër. Në vitin 1995 nën udhëheqjen e gjeneralit Ratko Mladic një grup ushtarësh serbo-boshnjakë kishin kryer një masaker ndaj qindra myslimanëve boshnjakë.

Delegatët e partisë pacifiste "Aleanca 90 / Të Gjelbërit" zhgënjehen pas vendimit për ndërhyjren ushtarake në Kosovë dhe për protestë ata e qëllojnë me bojë të kuqe ministrin e Jashtëm Joschka Fischer në kongresin e jashtëzakonshëm të partisë më 13.05.1999 në BielefeldFotografi: picture-alliance/dpa

"Të Gjelbërit" pas fundit të koalicionit me socialdemokratët

Në vitin 2005 koalicioni kuq-gjelbër i përkiste historisë. "Të Gjelbërit" sërish u ulën në bankën e opozitës. Kur pas gjysmë viti u tërhoq nga skena politike Joschka Fischer, i cili për shumë ishte figura kryesore e kësaj partie, disa e konsideruan këtë si humbje të partisë. "Po, sigurisht që shqetësimi ishte: Si do të jetë partia e gjelbër pa Joschkan, a do të mund të ekzistojë ajo pa të? Por zhvillimet tregojnë se partia 'Të Gjelbërit' mbështet në temat që ajo trajton", thotë me bindje të plotë Beck.

Siç duket partia kishte personel të përgatitur për ta përballuar largimin e Fischerit. Pikërisht në Baden-Württemberg, landi gjerman që njihet edhe si vendi i automobilëve, ata përfaqësohen për herë të parë me një kryeministër: Weinfried Kretschmann, një politkan me shumë popullaritet. Në kryeqytetin e këtij landi, në Shtutgart, për herë të nga radhët e "Të Gjelbërve" ka dalë kryetari i komunës. Partia është kandidate e mundshme edhe për të qenë partnere koalicioni me kristiandemokratët konservatorë. Në sondazhe "Të Gjelbërit" dalin më mirë se kurdoherë më parë.

Kryeministri i Baden-Württemberg-ut Winfried KretschmannFotografi: Getty Images

Drejtimi i ri i partisë "Të Gjelbërit"

Historia e partisë "Të Gjelbërit" është një histori suksesi, mendon Lothar Probst, profesor i shkencave politike në Univerzitetin e Bremenit. Ata kanë arritur që të dallohen nga rivalët e tyre politikë. "Ata janë parti e qendrës, siç e cilësojmë ne studjuesit e partive, që do të thotë se rezultatet e tyre zgjedhore luhaten rreth 10 % deri në 20 %.  Me këtë rezultat ata kryesojhnë kundrejt partive të vogla, si: partisë "E Majta", FDP-ja. Por, në fakt kjo parti e internetit është drejt rrugës së margjinalizimit të vetvetes për shkak të debatit që po zhvillohet rreth internetit.

Një arsye për mbështetjen e re që fitoi partia "Të Gjelbërit" ka të bëjë me faktin, se elektorati i saj sot është shumë më i gjerë krahasuar me vitet e para të punës së kësaj partie. Ata janë shkëputur tashmë nga mjedisi i lëvizjes alternativë duke tërhequr elektoratin nga shtresa e gjerë qytetare. Një arsye për këtë Lothar Probst e sheh në faktin se përveç politikës së mjedisit "Të Gjelbërit" kanë përvetësuar edhe tema të tjera politike, si p.sh. arsimin, drejtësinë sociale dhe çështjet e klimës. "Unë mendoj, që kjo është një  pjesë e forcës së tyre", thekson Lothar Probst.

Partia e gjelbër në grackën e suksesit?

Por çfarë ndodh kur elementi identifikues, pra ai i politikës ekologjike shëndërrohet në mainstream, dhe kur gjithashtu edhe rivalët politikë e trajtojnë këtë çështje? Si p.sh. kur në vitin 2011,  pas katastrofës bërthamore në Fukushima, edhe CDU-ja u kthye në një kundërshtare të energjisë bërthamore. Tani edhe çështja e bashkëjetesës së çifteve homoseksuale është përvetësuar prej partive konservatore. A do të thotë kjo që këto tema janë të mbyllur për partinë e gjelbër? Lothar Probst e kundërshton këtë: "Le të marrim shembull kthesën energjetike: Ne ndodhemi në fillim, dhe ne gjithashtu po shohim se me sa shumë probleme dhe kontradikta është e lidhur kjo çështje. Le të kujtojmë edhe skandalet në industrinë ushqimore. Edhe me këtë temë "Të Gjelbërit" kanë qenë mjaft të suksesshëm kohët e fundit."

As Marieluise nuk ka përshtypjen që partisë "Të Gjelbërit" po i humbasin temat.  "Askush s'mund t'u shmanget çështjeve ekologjike, madje as një popullsi botërore në rritje e sipër, e cila ka të drejtën dhe e dëshiron mirëqenien, dhe që duhet ta ketë parasysh, se zhvillimi nuk mund të funksionojnë afatgjatë në dëm të mjedisit. E pyetur, se ku do të jetë partia "Të Gjelbërit" pas pesë vjetësh, Marieluise Beck përgjigjet: "Në fushatën e ardhshme elektorale,  unë shpresoj duke kaluar nga njëra qeveri në tjetërn. Në mbi 30 ekzistencë partia "Të Gjelbërit" ka fituar pervojë politike e siç duket fare qartë ajo ka fituar edhe vetëbesim për forcën e vet.