1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të gjelbrit përpiqen të kufizojnë dëmin

17 Shtator 2007

Pas kongresit të jashtëzakonshëm të partisë së të gjelbërve ditën e shtunë në Göttingen kryesia e partisë përpiqet të vazhdojë kursin e saj. Kryetari i partisë Rajnhard Bytikofer (Reinhard Bütikofer) tha për radion Deutsche Welle se të gjelbrit nuk kanë vendosur të refuzojnë parimisht misionin në Afganistan. Megjithatë rezultati i votimit ishte një dështim për kryesinë. Të deleguarit e të gjelbërve kanë dalë kundër kryesisë së partisë dhe kanë kërkuar nga deputetët e gjelbër në Bundestag të votojnë kundër misionit të ushtrisë gjermane me avionë Tornado në Afganistan. Përfaqësues të unionit kristiandemokrat-kristiansocial e kanë cilësuar vendimin të papërgjegjshëm, ndërsa liberalët i kanë akuzuar të gjelbrit se janë larguar përfundimisht nga realpolitika.