Të humburit në Afganistan janë gjermanë të rëmbyer
19 Korrik 2007Reklamë
Qeveria gjermane konfirmoi, se dy gjermanët të konsideruar të humbur në Afganistan, ka mundësi të jenë viktimë e një rëmbimi.
Të dy burrat janë punonjës të një ndërmarrjeje me seli në Kabul, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme në Berlin. Megjithatë të gjitha informacionet mbi këtë rast duhet të shqyrtohen me kujdes. Autoritetet afgane dhe OKB-ja më parë kishin njoftuar për rëmbimin e shtatë personave në provincën Vradak.