1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të moshuar në punë

Rayna Breuer/ Aida Cama25 Nëntor 2012

Frikë nga varfëria në pleqëri apo dëshirë për të marrë pjesë në jetën shoqërore? Arsyet e qëndrimit më gjatë në punë janë të ndryshme. Gjithnjë e më shumë njerëz dalin më vonë në pension se sa e lejon ligji.

Pjesa e 60 deri 64 vjeçarëve që punojnë është rritur nga 21,4 deri në 44,2 përqind.Fotografi: Fotolia

Të konfrontohen me shefat, të përmbushin afatet e projekteve, të marrin pjesë në konferenca me diskutime, çfarë është duke ndodhur në dekadën e fundit në kokat e punëmarrësve të moshuar, që vazhdojnë të duan ta bëjnë këtë edhe më shumë se sa e kërkon ligji? Për të folur më qartë, në krahasim me vitin 2001, numri i njerëzve të punësuar që janë në moshat 60 deri 64 vjeç është dyfishuar, thotë një studim i OECD-së. Dy prej tyre janë Bernhard Switaiski dhe Klaus von Holt - të dy në punë, të dy mbi 60 vjeç dhe të dy të kënaqur me punën e tyre. I pari në marrëdhënie pune, kurse i dyti sapo ka filluar: "Në përgjithësi ekziston një shqetësim i madh tek punëmarrësit në moshë të madhe, se me fillimin e moshës së pensionit vijnë reduktime të mëdha. Prandaj njerëzit mundohen sa të jetë e mundur të qëndrojnë sa më shumë të jetë e mundur në punë," thotë Klaus von Holt.

Arsyet e qëndrimit më gjatë në profesion janë të ndryshmeFotografi: picture-alliance/dpa

Për të kryesore kanë qenë motive të tjera. Ai mendonte se nuk do të ishte mirë që të mos i shfytëzonte diku përvojat e tij. Para pak kohe 62-vjeçari mori një vend të përkohshëm pune në Qendrën Kërkimore për Sëmundjet Neurodegjenerative (DZNE) në Bonn.

Bernhard Switaiski është dy vjet më i moshuar, pra 64 vjeç. Ai është këshilltar tek Agjencia e Punësimit në Bon. Meqenëse e shoqja e tij ka nevojë për kujdes, ai punon vetëm 19 orë në javë: „Mosha ime e pensionit fillon në qershor të vitit tjetër. Unë kam frikë se pastaj do të bie në një si vrimë të madhe. Unë bëj edhe punë pa pagesë, dhe jam i lidhur në një rrjet të mirë shoqëror, por nuk është kjo ajo që më bën të numëroj ditët deri sa të dal në pension. Unë e bëj me dëshirë punën time," thotë Switaiski.

Jetëgjatësia në Gjermani është rritur që nga viti 1960 me 10 vjetë. Faza e të mosqënurit në punë është rritur po ashtu me kaq. Përveç kësaj niveli i lindjeve në Gjermani ka mbetur konstant, prandaj për Switaiskin është e qartë: „Koha nga fillimi i pensionit deri në fund të jetës nuk duhet të jetë shumë e gjatë, në mënyrë që ky sistem të mund të financohet. Sikur të ndodhë ndryshe, niveli i pensioneve do të bjerë dhe do të ketë më shumë varfëri në pleqëri," thotë ai.

Gjithnjë e më shumë të moshuar në Gjermani vazhdojnë të punojnëFotografi: tina7si/Fotolia.com

Për një kohë të gjatë Gjermania nuk e ka përdorur potencialin e punës së punëmarrësve në moshë të madhe. Politika u ofron punëmarrësve joshje për t'u shkëputur herët nga jeta në punë. Me argumentin e hapjes së mundësive të punësimit për të rinjtë: „Meqenëse më parë ka qenë tipike që të mos punohej pas moshës 55 vjeç, gjithnjë e më shumë njerëz mendonin që të mos punonin. Kurse sot, ka gjithnjë e më shumë njerëz që punojnë edhe më vonë se mosha 65 vjeçare. Këtu luajnë arsyet financiare një rol, por edhe dëshira për të marrë pjesë në jetën shoqërore.“

Gjithnjë e më shumë njerëz duan të punojnë, por jo të gjithë gjejnë punën e përshtatshme. „Unë kam qenë i punësuar në një institut kërkimor, i cili u mbyll vitin e kaluar. Kolegët e mi në moshën 40 deri 55 vjeçare kanë pasur vështirësi të gjejnë punë të tjera. Kurse kur një punëmarrës i moshuar kërkon një punë adekuate, atëherë ai kthehet në konkurencë për nivelet e mesme dhe të larta, dhe kjo është kontradiktore", thotë Holt.

Pensionist me punë të voglaFotografi: picture-alliance/dpa

Shumica duhet të punojnë me pagesa më të ula dhe të qëndrojnë si punonjës të thjeshtë, vetëm kështu janë pranuar, thotë Holt. Switaiski e shikon njëjtë. Tregu gjerman i punës nuk ka arritur deri aty sa të kuptojë se ky potencial përvoje i njerëzve të moshuar është me vlera të mëdha, dhe që dikush në moshën 58 vjeçare mund dhe do të punojë.