1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të paktën 35 të vdekur nga një sulm vetvrasës në Afganistan

17 Qershor 2007


Kabul: Si pasojë e një sulmi vetvrasës,të paktën 35 policë humbën jetën kur autobusi me të cilin ata po udhëtonin u sulmua në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.
Këtë deklaratë e bëri zyrtari i lartë i policisë, Ali Shah Paktiaval.Sulmi ka ndodhur pranë drejtorisë së policisë sot në mëngjes, në kohën e lëvizjve të shumta të njerëzve.Në autobus ndodheshin instruktorë të akademisë së policisë.Ndër viktimat, sipas të dhënave vendore, ka edhe të huaj, ndër to , japonez, korean dhe pakistanez. Ministria e jashtëme gjermane në Berlin bëri të ditur se instruktorët gjermane të policisë nuk janë prekur. Ky është sulmi më vdekjeprurës i këtij lloji që nga rrëzimi i Talebanëve në vitin 2001.