1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të rinj turq të entuziazmuar nga muzika klasike

Aygül Cizmecioglu/Angelina Verbica18 Shtator 2012

Ata janë muzikantët më të mirë të rinj nga Turqia. Orkestra rinore turke është një mozaik talentesh. Tani ajo prezantohet në festivalin e Beethovenit në Bon.

Orkestra rinore turke
Orkestra rinore turkeFotografi: Onur Sezer

I lehtësuar lë Baris Korkmaz mënjanë trompetën e tij dhe u buzëqesh muzikantëve të tjerë. Për ditë ata bëjnë prova në një pasazh të vështirë nga "Suita e vallëzimit" e Bela Bartokut. Tani më në fund pas prova për netë me rradhë, loja e përbashkët funksionon, ritmi rrjedhin.18-vjeçari me flokë shumë të shkrurtra mbështet në karrige me një buzëqeshje në fytyrë dhe shijon për një moment muzikën përreth.

Një shans i madh

Orkestra rinore turkeFotografi: Onur Sezer


Orkestra rinore turke është në fazën e provave. Afro 100 muzikantë nga mosha 16 dhe 23 vjeç vijnë nga Stambolli në festën e Beethovenit në Bonn. Atje marrin pjesë në kampusin e orkestrave dhe prezantojnë një repertor të vështirë. "Unë jam mjaft e emocionuar", thotë Barış. Ai i bie që prej tre vjetësh trompetës në orkestrën rinore turke.

Emel CelikFotografi: Onur Sezer

Qindra studentë të muzikës nga e gjithë Turqia aplikojnë çdo vit, që të marrin pjesë këtu. Vetëm më të mirët e marrin provimin e pranimit. "Për muzikantët e rinj në Turqi nuk ka shumë mundësi, për të bashkëpunuar në këtë nivel", thotë Barış. "Kjo orkestër është absolutisht një përjashtim dhe një shans shumë i madh."

Musika Perëndimit

Pikërisht për talente si Barış. Ai vjen nga një qytet i vogël në jug të Turqisë. "Unë jam rritur me muzikë popullore turke dhe jo me Mozartin", pohon ai. Ishte fare rastësi, që Barış hyri në kontak me muzikën klasike. Në një ekskursion me shkollën në Mersin, në qytetin më të madh aty pranë, klasa vizitoi pa qejf operën e atjeshme. "Papritmas nga njëra prej dhomave të provave erdhi një zë, të cilin nuk e kisha dëgjuar kurrë më parë", përshkruan ai këtë moment. Barış mori guxim dhe u foli muzikantëve. Ata u entuziazmuan nga kurioziteti i djalit dhe i dhanë menjëherë një trompetë në dorë.

Që atëherë kanë kaluar gjashtë vjet. Gjashtë vjet, në të cilat Barış është bërë një nga trompetistët më të mirë të rinj në Turqi. Kjo edhe falë mësuesve të përkushtuar, të cilët e kanë njohur talentin etij dhe i kanë dhënë mësim falas. Prej dy vjetësh ai studjon në konservatorn e Mersinit. "Prindërit e mi janë të dy nëpunës.Ata në fillim nuk ishin shumë të kënaqurme idenë, që unë t'i bija trompetës", shpjegon Barış. "Për to muzika klasike është "muzika e perëndimit', pra deri diku e huaj".

Baris KorkmazFotografi: DW

Të kapërcesh dallimet

Kështu mendojnë shumica në Turqi. Muzikë orkestrale me disa zëra ka patur që në perandorinë osmane. Por vetëm në vitin 1930, pas themelimit të republikës nga Mustafa Kemal Atatürku, u krijuan shkollat e para të larta të muzikës në Turqi. Vendi duhet të bëhet më modern, të këtë një tingëllim më perëndimor. "Dhe kjo zgjat", mendon dirigjenti Cem Mansur. Ai ka themeluar para pesë vjetësh orkestrën rinore turke. Ai donte të krijonte një vend të shkëmbimit kulturor, në rradhë të parë për muzikantët e talentuar. "Në këtë orkestër të rinj anatolas, kurdë dhe çerkezë intonohen bashkarisht. Ata mësohen që të dëgjojnë tjetrin, që të jenë në harmoni me tjetrin", shpjegon dirigjenti me përvojë. "Musika klasike mund të ndihmojë, për të kapërcyer diferencat sociale dhe etnike, pikërisht në një vend me kaq shumë dallime si Turqia."

Nuk ka vende pune

Por a mund të jetohet atje nga muzika klasike? "Kjo është shumë e vështirë", mendon Mehmet Erhan Tanman. 23-vjeçari nga Stambolli vjen nga një familje muzikantësh dhe ka kompozuar një vepër ekstra për orkestrën rinore turke. Ajo quhet "Traffic" dhe do të ketë premirë në festivalin e Beethovenit në Bon. "Në orkestrat simfonike shtetërore në Turqi jepen kontrata pune të përhershme, aty mund të hapen vende një herë në dhjetë vjet", shpejgon ai. "Dhe orkestra private nuk ka gati aspak."

Perspektiva të errëta, që i frikësojnë shumë prindër. Këtë e ka përjetuar edhe Emel Çeliku. 22 vjeçari vjen nga qyteti Eskisehir në Turqinë perëndimore dhe i bie harpës në orkestrën rinore turke. Nëna e tij, që e ka rritur e vetme, donte që vajza e saj të mësonte diçka që t'i siguronte të ardhmen dhe ishte fillimisht kundër karrierës së saj muzikore.

Karrierë në vendlindje

Vetëm një bursë për talentuarit i mundësoi Emelit që të studjonte harpë: "Kjo lloj mbështetjeje është shumë e rrallë në vendin tim. Unë kam patur një fat të madh", thotë gruaja e re. Instrumenti i saj dominon mbi të gjithë të tjerët në orkestrën rinore turke. Por ajo nuk e ka atë të vetin. "Një harpë është shumë e shtrenjtë. Ka dymbëdhjetë vjet që unë i bie harpës, por një instrument timin nuk jam në gjendje ta blej", thotë Emel. Asaj i pëlqen shumë që të luajë në orkestrën e të rinjve, në vende të ndryshme të botës.

Nëna e saj është ndërkohë krenare për të. "Sepse ajo e ka kuptuar, që unë digjem për këtë muzikë", mendon Emel. Endrra e saj e madhe është që pas studimit të hapë një shkollë muzike në qytetin e saj të vogël të lindjes. Për këtë ajo përqeshet nga shumë në orkestër. Sepse shumica e tyre duan të shkojnë më vonë jashtë shteti dhe të bëjnë karrierë atje. "Por në qoftë se ikin të gjithë në Turqi nuk ndryshon asgjë", thotë Emel me zë të vendosur. "Duhet kohë dhe durim, për të kuptuar muzikën e n Händelit dhe Beethoven. Dhe një ndërmjetëse e mirë."