1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

050611 Israel Syrien

6 Qershor 2011

Në lartësitë Golan të dielën (5.6.) pati përleshje midis demonstruesve pro-palestinezë dhe ushtarëve izraelitë. Masa donte të kujtonte me demonstratën e saj përvjetorin e 44-t të luftës gjashtëditore të vitit 1967.

Gjendja në kufirin midis Izraelit e Sirisë, 05.06.11
Gjendja në kufirin midis Izraelit e Sirisë, 05.06.11Fotografi: picture-alliance/dpa

Në demonstratën në kufirin sirian me lartësitë Golan u vranë të paktën gjashtë vetë nga forcat e armatosura izraelite dhe u plagosën të paktën 15 të tjerë. Këtë e bënë të ditur mediet shtetërore izraelite. Rreth 500 demonstrues u mblodhën të dielën në mëngjes në anën siriane rrugës për në kufirin midis Sirisë dhe lartësive Golan të pushtuara në vitin 1967 dhe të aneksuara më vonë, për të kujtuar 44 vjetorin e shpërthimit të luftës gjashtëditore. Një zëdhënëse e ushtrisë izraelite nuk i konfirmoi këto shifra. Ushtarët i kishin paralajmëruar fillimisht me altoparlantë demonstruesit që të mos e kapërcenin gardhin kufitar, tha zëdhënësja e ushtrisë Leibowitz. Radioja izraelite i transmetoi këto paralajmërime me megafon të ushtrisë:

"Ai që do të përpiqet të kapërcejë kufirin, do të vritet."

Pas kësaj u shkrepën të shtëna paralajmëruese, thotë zëdhënësja e ushtrisë, Leibowitz:

"Megjithatë, ne gjetëm një situatë, në të cilën një grumbull i egërsuar njerëzish nga ana siriane përpiqet të arrijë gardhin kufitar midis Izraelit dhe Sirisë. Prandaj ne u detyruam të përdorim opsionet legjitime, për të shtirë në këmbë, për të penguar çdo infiltrim, siç e kemi parë atë dy javë më parë në ditën Nakba."

Që më 15 maj, me rastin e së ashtuquajturës "ditë Nakba" në kujtesë të dëbimit dhe arratisë së palestinezëve 63 vjet më parë, ndodhi një demonstratë propalestineze, në kufirin sirian dhe libanez, në kufirin me Rripin e Gazës dhe në Ramallah. Sipas të dhënave izraelite, në këtë incident u vranë 11 vetë dhe u disa dyzina u plagosën.

Në prag të manifestimeve të së dielës, ushtria izraelite bëri të ditur se nuk do të lejonte kalime të kufirit; forcat e armatosura u vendosën në gjendje alarmi të avancuar.

Qeveria izraelite bëri përgjegjëse për incidentet kryetarin sirian të shtetit, Bashar el Assad, i cili përpiqet në këtë mënyrë të tërheqë vëmendjen nga veprimet brutale kundër popullit të vet. Ministri Benny Begin i partisë Likud tha të dielën pasdite në radion izraelite:

"Përpjekjet e sotme për të kaluar kufirin e Izraelit nuk dallohen shumë prej atyre, të cilat i pamë më 15 maj. Kjo ishte dita e pavarësisë së Izraelit, e cila për arabët njihet si ditë e katastrofës. Atëherë, midis nesh dhe këtyre fqinjëve nuk bëhej fjalë për një konflikt kufitar midis dy popujve, por për një luftë, të cilën ata e kanë nisur kundër nesh që 100 vjet të shkuara."


Autor: Clemens Verenkotte/Auron Dodi

Redaktoi: Elert Ajazaj