Tërmeti nënujor në Indonezi ka shkaktuar dëme të mëdha
30 Mars 2005Organet qeveritare dhe organizatat ndërkombëtare janë të sigurtë se ka ende shumë njerëz nën gërmadhat e shtëpive të shkatërruara. Por në ishullin Nias kjo është një punë shumë e vështirë, sepse rruga
është prishur. Banorët e ishullit janë të vetmit njerëz që kërkojnë të arfërmit dhe komshijtë e tyre nën gërmadhat. Shumica e rrugëve në drejtim të qytetit Gunung janë shkatërruar. Mbi 80% e ndërtesave janë shkatërruar komplet në këtë qytet. Edhe aeroporti i vetëm në këtë pjesë të ishullit është dëmtuar rëndë. Shumica e njerëzve flenë tani në rrugë dhe nuk mund të marrin dot asnjë ndihmë, sepse shiu i vazhdueshëm i ka bllokuar mjetet e trasportit.
Sipas burimeve të qeverisë indoneziane, dyshohet se në ishujt Banyak, që ndodhen pranë ishullit Nias, tërmeti mund të ketë shkaktuar vdekjen e mbi 300 banorëve. Indonezia ka kërkuar zyrtarisht ndihmë dhe ushtarë nga bashkësia ndërkombëtare. Presidenti indonezian Susilo Bambang Yudhoyono:
"Unë kam kontaktuar disa organizat të mëdha humanitare, të cilat janë ende në Açeh dhe në veri të Sumatrës. Të gjitha këto organizata po ndihmojnë në mënyrë të shkëlqyer dhe qeveria jonë e përshëndet fuqimisht këtë ndihmë."
"Shumë njerëz janë plagosur rëndë" - tregon një bashkëpunëtor i organizatës Botërore të Shëndetësisë WTO. "Këta njerëz duhet të trajtohen sa më parë, ndryshe plagët do të infektohen". Por aerporti është aq i dëmtuar, saqë nuk mund të bëhet fjalë për t´i transportuar të plagosurit. Një problem tjetër është se në Nias po mbarojnë rezervat me ujë të pijshëm. Madje në disa vende mungojnë edhe ushqime. Nidhma e organizatave ndërkombëtare është tani më e nevojshme se kurrë.