1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tërmeti trondit Shqipërinë

21 Shtator 2019

Një tërmet i fortë ka goditur Shqipërinë të shtunën. Goditjet e njëpasnjëshme janë ndjerë gati në të gjithë Shqipërinë e kanë shkaktuar mjaft të lënduar dhe dëme materiale në shumë zona.

Albanien Erdbeben
Fotografi: AFP/G. Shkullaku

Mbasditja e së shtunës ka tronditur banorët jo vetëm në Tiranë. Dy lëkundje të forta tërmeti, të njëpasnjëshme janë ndjerë në disa qytete të Shqipërisë, Durrës, Fier e në shumë zona zona të tjera. Epiqendra e tërmetit me magnitude 5,8 Richter ka qenë 30 kilometra në perëndim të kryeqytetit, ka njoftuar Qendra Sizmiologjike "United States Geological Survey", shkruan Reuters.

Fotografi: AFP/G. Shkullaku

Banorët kanë dalë në panik jashtë shtëpive, ndërkohë që ka pasur edhe mjaft të lënduar, dëme materiale si dëmtime pallatesh, rrugësh apo çarje muresh. 

Fotografi: AFP/G. Shkullaku

Rreth orës 18 ka pasur edhe një lëkundje tjetër, jo edhe aq të fortë. Sipas ekspertëve, tërmeti i së shtunës renditet si më i fortë në Shqipëri në 20-30 vitet e fundit.

 

la/rtr