1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Takim shqiptaro-grek për kordinimin e masave kundër rrjeteve ndërkombëtare të trafikut

Odise Kote9 Korrik 2007

Kufiri shqiptaro-grek vlerësohet si segment ku kryejnë aktivitetin e tyre rrjete të trafikut të qënieve njerëzore. Një muaj më parë policitë të të dy vendeve kanë arrestuar grupe të mëdha të këtyre rrjeteve

Fotografi: dpa

Zyrtarët më të lartë të policisë së drejtorive rajonale të Shqipërisë jugore dhe të Greqisë së Veriut janë takuar në pikëkalimin kufitar të Kakavijes për të kordinuar veprimtarinë e përbashkët në luftën kundër trafikëve përgjatë kufirit shqiptaro – grek.

Drejtori përgjithshëm i policisë së Epirit, rajoni Greqisë së veriut Vasilis Lutraqis u shpreh se ekzistojnë një varg problemesh të bashkëpunimit
dypalësh, probleme që lidhen me rritjen e nivelit të forcës goditëse të rrjeteve të trafikut të drogës,armëve e qënieve njerëzore që zhvillohen në të dy anët e kufirit.

Të dy zyrtarët e lartë të policive respective kanë diskutuar edhe për rritjen e shkëmbimeve të informacionit të aktiviteteve kriminale të rrjeteve të
trafikut ndërkombëtar që përdorin të dy vendet si segmente lidhëse për linjat Lindje – Perëndim, si dhe
për narkotrafikun sezonal. Forcimi shërbimit kufitar si dhe krijimi një zone të sigurt patrullimi përgjatë
kufirit shqiptaro-grek ka qënë edhe një nga temat e diskutuara në takim, ku të dy palët janë angazhuar për të rritur nivelin e shërbimit në pikëkalimet kufitare si dhe të efektivave të kufirit. Për të përballuar fluksin e hyrje –daljeve në pikëkalimet kufitare
përgjatë sezonit veror të dy palët pohuan ekzistencën e një plani masash të përbashkëta, që do të minimizonte edhe depërtimin e elementëve kontrabandistë e terroristë në të dy amët e kufirit. Kufiri shqiptaro-grek sipas analistëve vlerësohet si një
segment ku kryejnë aktivitetin e tyre rrjete të trafikut të qënieve njerëzore dhe të drogës. Në këtë takim është kryer edhe një bilanc i operacioneve të
përbashkëta Ballkan antitrafik Një muaj më parë policitë e të dy vendeve kanë arrestuar grupe të mëdha të këtyre rrjeteve, ku të përfshirë në to kanë qenë edhe drejtues të policisë shqiptare e greke.