1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Takimi i ministrave të financave të BE-së (Ecofin) / Policët e rrejshëm në kufirin bullgar / Reformat në Universitetet gjermane

11 Korrik 2009

1. Gjatë takimit të ministrave të financave të BE-së (Ecofin), që u zhvillua këtë javë në Bruksel, u diskutua për zhvillimin e krizës ekonomike dhe se çfarë duhet bërë për të vënë nën kontrroll problemet afatgjata. Një pikë tjetër e rëndësishme ishte ajo e një përfaqësimi unik të BE-së pranë FMN-së. Christoph Hasselbach me hollësi.

2. Të dielën (05.07.) në Bullgari u zhvilluan zgjedhjet parlamentare - dhe kushdo mund ta merrte me mend që në një periudhë të tillë edhe konsullata bullgare në Berlin ishte mjaft e ngarkuar me punë. Por në fakt intensiteti i punës në këto ditë në konsullatë s' kish të bënte aspak me zgjdhjet. Nëpunësit ishin në ethe të jashtëzakonshme pune prej telefonatave papushim. Marinela Liptcheva-Weiss rrëfen për një „aksion", që ka ndodhur një javë më parë në kufirin bullgar.

3. Kanë kaluar mbi dhjetë vjet që nga fillimi i reformave në universitetet gjermane në shërbim të zbatimit të të ashtuquajturit Proces të Bolonjës. Marrëveshja e Bolonjës parashikon unifikimin e çerftifikatave përfunduese, heqjen diplomave dhe magjistraturave, dhe vendosjen e çertifikatave të njohura në nivel evropian, Bachelor dhe Master. Rektorët e shkollave të larta dhe përfaqësues të ekonomisë dhe shkencës u mblodhën këtë javë në Berlin për të bërë bilancin. Anila Shuka informon.

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë