1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Teleskopi zbulon sekretin e ujit në planetin Saturn

26 Korrik 2011

Pas 14 vjetë hamendësimesh është zbuluar sekreti i burimit të ujit në shtresën e sipërme të atmosferës së planetit Saturn.

Saturni dhe hënat e tijFotografi: AP

Regjistrimet e fundit të teleskopit kozmik evropian «Herschel» tregojnë se avulli e ka prejardhjen nga një sërë burimesh në rajonin e polit jugor të Hënës së Saturnit Enceladus. Kjo çdo sekondë çliron rreth 250 kg ujë. Në këtë mënyrë kjo është hëna e vetme në sistemin diellor, e cila influencon përbërjen kimike të planetit amë, vuri në dukje të martën (26.07.2011) në Paris Organizata Evropiane e Astronautikës Esa.

Unaza përreth SaturnitFotografi: AP/NASA

Avulli i Saturnit i padukshëm për syrin e njeriut

Avulli formon një unazë përreth Saturnit. Sipas përllogaritjeve të fundit tre deri në pesë përqind të sasisë së ujit të çliruar nga Enceladus depërtojnë në atmosferën e Saturnit. «Nuk ka asnjë që mund të krahasohet me Tokën», komenton Paul Hartogh nga Instituti Max-Planck i Studimeve për Sistemin diellor në Katlenburg-Lindau, sipas të dhënave të Esa-s. Sipas studiuesve deri më sot avulli nuk mund të studiohej, sepse ai është i padukshëm për syrin e njeriut. Vetëm detektorët e ndjeshëm me rreze infra të kuqe të teleskopit «Herschel» mundën ta nuhasin atë.

"Herschel" Teleskopi kozmik më madh në botëFotografi: ESA

Nga Teleskopi «Herschel» priten të dhëna deri në 2013

«Herschel» konsiderohet si teleskopi më i madh i dërguar ndonjëherë në hapësirë. Ky instrument i teknologjisë së lartë, që mban emrin e astronautit Friedrich Wilhelm Herschel (1738-1822), u nis në vitin 2009 dhe në rastin ideal do të mbledhë të dhëna deri në vitin 2013.

Autor: Vilma Filaj-Ballvora (DPA)

Redaktoi: Angjelina Verbica