1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Suksesi i papritur në shitjet e armëve në SHBA

Michael Knigge / Elert Ajazaj7 Janar 2013

Numri i kërkesave për verifikim para blerjes së një arme është rritur sipas FBI-së në dhjetor dhe për gjithë vitin 2012 në mënyrë drastike. Për ekspertët kjo nuk është surprizë.

Ron Moon, Mitbesitzer der Firma CJI Guns, berät einen Kunden in seinem Waffengeschäft in Tucker, Georgia, USA am 19.12.2012. Foto: ERIK S. LESSER (zu dpa «Waffenlobby geht auf Konfrontationskurs zu US-Präsident Obama» vom 24.12.2012) +++(c) dpa - Bildfunk+++ pixel Schlagworte
Fotografi: picture-alliance/dpa

Refleksi u kthye siç pritej në këtë kohë të varfër me lajme. Pjesë të shumta të medias njoftuan të shqetësuara, se pas masakrës së Newtown-it numri i verifikimeve të parashikuara para blerjes së armëve të zjarrit në SHBA është ngjitur në dhjetor në një vlerë rekord. Me të vërtetë FBI-ja regjistroi muajin e kaluar gati 2,8 milionë të ashtuquajtur background checks, rreth 50 për qind më shumë sesa në dhjetor 2011. E saktë është gjithashtu që në vitin 2012 janë kërkuar më shumë backgound checks të tilla sesa asnjëherë më parë.

Mirëpo po të merresh më në hollësi me të dhënat e FBI-së, konstaton që prej 2002-it numri i background checks është rritur çdo vit. Kjo do të thotë: Prej një dekade çdo vit ka qenë vit rekord për background checks. Po ashtu është fakt i njohur prej kohësh që dhjetori është tradicionalisht muaji me xhiron më të madhe për shitje armësh. Me përjashtim të viteve 2007 dhe 2009 statistikat e dhjetorit regjistrojnë një numër më të madh kërkesash (background check) sesa në të njëjtin muaj një vit më parë.

Frikë dhe protestë

"Rritja e shitjeve të armëve pas vrasjeve në gjendje amoku në shkollën në Connecticut nuk është surprizë", thotë në Courtland Robert Spitzer, profesor për politikë në State University të Nju-Jorkut dhe autor i veprës themelvënëse "The Politics of Gun Control". "Ne e vrojtojmë këtë fenomen pas zgjedhjeve, për shembull si formë proteste kundër zgjedhjes së Obamës në 2008-n dhe rizgjedhjes së tij në vjeshtë si dhe shtënies me armë zjarri. Ai nxitet nga frika se mos kufizohet qasja te armët e zjarrit dhe është gjithashtu protestë politike e zotëruesve të armëve të zjarrit të cilët janë kundër çdo lloj ashpërsimi të ligjeve."

Gjatë vrasjeve në gjendje amoku në një shkollë fillore në Connecticut u vranë në dhjetor 27 vetë.Fotografi: picture-alliance/dpa

Më shumë armë në më pak familje

Dhe çështja bëhet më e ndërlikuar: Vërtet shitjet armëve të zjarrit rriten vazhdimisht, por sipas disa studimeve numri i familjeve me armë po bie prej vitesh. Edhe numri i vrasjeve dhe krimeve, të cilat kryhen me armë zjarri, bie prej vitesh. Me sa duket amerikanët blejnë gjithnjë e më shumë armë, në të njëjtën kohë një numër familjesh që sa vjen e bie zotërojnë armë dhe dhuna me armë bie në përgjithësi.

Regjistrimi kombëtar i armëve dhe ashpërsime të tjera të ligjeve për armët do të ishin gati të pazbatueshme, pasi shumica dërrmuese e amrikanëve (edhe pas vrasjeve në gjendje amoku) e mbështet të drejtën e sanksionuar në kushtetutë për të mbajtur armë zjarri. Fakti që ndërkohë shumica e armëve të zjarrit në SHBA shiten nga rrjeti më i madh i supermarketeve, Walmart, bën ndoshta më së miri të qartë se me gjithë debatet dhe statistikat armët e zjarrit janë thjesht pjesë e së ashtuquajturës „American way of life“.