1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tenis: Kroacia fiton për të parën herë kupën Daviscup

5 Dhjetor 2005

Trajneri kroat Niki Pilić e arrin këtë sukses me dy kombëtare të ndryshme

Fotografi: dpa
Kroacia fitoi për të parën herë kupën Daviscup. Në finalen në Bratislavë ish-gjysmëfinalisti në turneun e Wimbledonit Mario Ančić shënoi pikën vendimtare të 2:3 kundër Sllovakisë në individualen kundër Michal Mertinak, duke fituar me rezultat 7:6, 6:3, 6:4. Si i pari trajner Niki Pilić e arrin këtë sukses me dy kombëtare të ndryshme. 66 vjeçari e ka fituar kupën me Gjermaninë në vitet 1988, 1989 dhe 1993.