Tensione në protestën në Shqipëri
28 Nëntor 2026
Në 114 vjetorin e Pavarësisë, qindra protestues janë mbledhur në protestë në Tiranë. Me thirrjet "Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit u mblodhën në sheshin "Skëndërbej” e më pas marshuan drejt Kryeministrisë, aty ku u regjistruan edhe akte dhune. Protestuesit hodhën gur, molotovë e ndërsa policia u kundërpërgjigj me ujë me presion dhe gaz lotsjellës. Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" dukej i shtruar gurë. Protestuesit zhvendoseshin në pika të ndryshme protestimi pas largimit nga policia.
Sipas raportimeve zyrtare, deri më tani janë 8 persona të lënduar, mes tyre, 1 efektiv policie, 2 përfaqësues mediash dhe 5 protestues. Mes të lënduarve edhe një përfaqësuese e një medieje të huaj, sipas njoftimeve.
Media gjermane "Deutschland Funk" raportoi mbi protestat duke theksuar se protestuesit janë ngritur kundër korrupsionit dhe për një politikë transparente. "Studentë e të rinj protestojnë kundër tarifave të larta studimore, kostos së lartë të jetesës, por protestojnë edhe aktivistë të mjedisit, që janë kundër ngritjes së një resorti luksoz në bregdetin shqiptar, ku me gjasë është i përfshirë edhe Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump."
AG