1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

081211 EU Gipfel

8 Dhjetor 2011

Në Bruksel do të nisë të enjten në mbrëmje (08.12.2011) një takim tjetër i nivelit të lartë të BE. Takimi synon t'i ofrojë më në fund Evropës një rrugëdalje nga kriza e borxheve.

Iniciativën e kanë marrë në duar Gjermania dhe Franca
Iniciativën e kanë marrë në duar Gjermania dhe FrancaFotografi: picture alliance/dpa

"Në këtë takim të nivelit të lartë në diskutim janë të gjitha". Kjo fjali ndërkohë përdoret në mënyrë pak inflacionare kur flitet për shpëtimin e euros. Takimet e nivelit të lartë shkojnë e vijnë prej muajsh, pa ofruar një zgjidhje të vërtetë për krizën. Por Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso, u bëri thirrje edhe njëherë të enjten qeverive: "Ajo që pres prej të gjithë kryetarëve të shteteve dhe të qeverive është, që ata të mos vinë e të thonë atë që nuk mund ta bëjnë, por atë që duan të bëjnë për Evropën."

Takimet e nivelit të lartë shkojnë e vijnë prej muajsh, pa ofruar një zgjidhje të vërtetë për krizën.Fotografi: picture alliance/dpa

Por, iniciativën e kanë marrë në duar para së gjithash Gjermania dhe Franca. Ato besojnë se vetëm po të ndryshohen marrëveshjet e BE mund të dilet nga kriza e vazhdueshme. Shtetet duhet të detyrohen në këtë mënyrë të ndjekin një politikë solide buxhetore. Të gjitha përpjekjet për të ngritur një të ashtuquajtur mur mbrojtës zjarri me mjete të reja financiare deri tani kanë dështuar dhe kanë qenë thjesht zgjidhje artificiale, mendon Ministri Federal i Financave, Wolfgang Schäuble: "Më të rëndësishme se përmasat e murit të zjarrit është që në vendet e prekura të zgjidhen shkaqet e problemeve. Prandaj për mua ka shumë më tepër rëndësi që Greqia, Italia dhe vende të tjera eventuale të plotësojnë sa të jetë e mundur më shumë detyrimet e tyre për Paktin e Stabilitetit dhe të Rritjes. Atëherë ne nuk kemi nevojë për mur zjarri mbrojtës."

Buxhetet nacionale do të mbikqyren, mëkatarët do të ndëshkohen me sanksione automatike, këto janë përfytyrimet gjermano-franceze. Por kundër kësaj është ngritur rezistencë e fortë, edhe në Parlamentin Evropian. Për euroskepktikun, Nigel Farage nga Partia e Pavarësisë e Mbretërisë së Bashkuar, euron e pret gjithsesi fundosja. "Si mund ta arrish diçka të tillë? Këtë nuk ma ka sqaruar askush. Ke ndërmend të angazhosh forcat e armatosura?"

David Cameron nuk do të mbështesë asgjë që e dëmton Londrën si qendër financiareFotografi: dapd

Kryeministri britanik, David Cameron ka deklaruar tashmë se nuk do të mbështesë asgjë që e dëmton Londrën si qendër financiare. Veç këtyre reagimeve, edhe shumë vende të vogla të BE kanë frikë nga një diktat gjermano-francez. Pak para fillimit të takimit është krejtësisht e paqartë nëse takimi do të ketë sukses. Këtë herë, për diskutim janë shtruar vërtet të gjitha.

Autor: Christoph Hasselbach/ Auron Dodi

Redaktoi: Aida Cama

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë
Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW