Tensione të mëdha rreth seancës gjyqësore për Brexitin
5 Dhjetor 2016Fillimi i gjykimit katërditor në lidhje me Brexit-in përpara Gjykatës së Lartë i ka ndezur sërish gjakrat në Britaninë e Madhe.
Në fillim të nëntorit një gjykatë në Londër vendosi që qeveria e kryeministres Theresa May nuk ka të drejtë të vendosë pa pëlqimin e parlamentit për tërheqjen e Britanisë nga BE-ja, tani kjo çështje kalon në raundin e dytë. Qeveria apeloi ndaj vendimit të mësipërm dhe tani për të do të vendosin njëmbëdhjetë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë.
"Normalisht gjykata duhet të ketë prova ose dëshmitarë i rinj që të mund të presim një vendim të ndryshëm nga gjykata e Londrës", thotë Matthew Cole, profesor i historisë në Universitetin e Birmingham. Në këtë rast, nuk ka tl tilla dhe Cole thotë se "Gjykata thjesht do të shohë nëse provat që janë paraqitur tashmë në gjykimin e mëparshëm, janë interpretuar si duhet."
A do të zbatohet Brexit-i apo jo?
Në Britaninë e Madhe gjykimi shihet nga shumë si një vendim në se i ashtuquajturi Brexit do të vazhdojë të zbatohet apo jo. Shumica e deputetëve do të votojë në parlament për daljen. Por qeveria ka frikë se procesi mund të shtyhet prej propozimeve për ndryshime të mundshme ligjore.
Oliver Patel, punonjës shkencor pranë University Colleges në Londër mendon se Gjykata e Lartë nuk do ta ndryshojë vendimin e Gjykatës së Londrës. Sipas ligjit i cili ka bërë të mundur referendumin për Brexit-in, vota e këtij referendumi ka vetëm karakter këshillues dhe jo detyrues.
Vendimin për anëtarësimin e Britanisë së Madhe në BE në vitin 1972 e ka marrë parlamenti, pra për përmbysjen e këtoj vendimi dhe daljen nga BE-ja mund të vendosë vetëm një statut ose rezolutë e Parlamentit, sqaron Matthew Cole. Parlamenti mund të vendosë edhe nëse do ta injorojë vendimin e referendumit apo ta shtyjë zbarimin e tij, thotë Matthew Cole.
Mediet: "Gjyqtarët janë armiq të popullit"
Vendimi i Gjykatës së Londrës shkaktoi shumë kritikë në media. Gazeta bulevardeske "The Daily Mail" i quajti gjyqtarët si "Armiq të popullit”. Mendime të ngjashme u botuan edhe në gazetat e tjera tabloide.
Procesi i tanishëm është edhe një provë se sa do të jenë në gjendje gjyqtarët të vendosin në mënyrë të pavarur prej presionin publik, thotë Matthew Cole. "Drejtësia britanike është e njohur se nuk ndikohet prej gjërash të tilla” – thotë ai, por ky rast do të tërheqë me siguri vëmendje mjaft të madhe.
Oliver Patel thotë se "organet e drejtësisë përbëjnë një shtyllë të fortë të demokracisë britanike dhe se britanikët i respektojnë ato. Do të ishte mjaft alarmuese nëse respekti publik dhe besimi i tyre në një rast të tillë do të përkeqësohej.”
Tani të gjitha sytë janë të drejtuara nga qeveria dhe se si do të reagojë ajo ndaj vendimit që pritet të shpallet në fillim të janarit.