1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Terrorizmi rrezik për tregtinë me jashtë ? Konferencë shtypi e shoqatës federale të tregtisë me jashtë në Berlin

Sabine Riperger29 Korrik 2005

Rritja e vazhdueshme e terrorizmit po i përball ndërmarrjet me sfida deri më sot të panjohura.

Tregtia ndërkombëtare gjithnjë e më shumë po zhvillohet në një fushë tensionesh mes liberalizimit dhe sigurisë nga njëra anë dhe import-eksporteve që konfrontohen me një numër të madh rreziqesh ekonomike dhe politike. Shoqata federale në Gjermani për tregtinë me shumicë dhe pakicë ditën e enjte kërkoi në Berlin një bashkëpunim më të mirë ndërkombëtar në luftën terrorizmit dhe për harmonizimin e standardeve të sigurisë.

Sulmet e fundit terroriste në Londër dhe Egjipt treguan, se sa e brishtë është bota e në këtë mënyrë edhe ekonomia dhe infrastruktura e saj, vë në duke Anton Bërner, presidenti i shoqatës federale të tregtisë me shumicë dhe pakicë. Ndaj në të gjitha nivelet, si kombëtare edhe ndërkombëtare, janë të nevojshme masat për të mbrojtur sigurinë: "Jo vetëm qeveritë janë të detyruara të veprojnë, por edhe vetë ndërmarrjet. Nuk ka dyshim që ekonomia mund të japë kontribuntin e saj për rritjen e sigurisë. Por në të gjitha masat e marra kurdoherë është e nevojshme që të vendoset një ballancë e përshtatshme mes kërkesave për sigurinë nga njëra anë dhe interesave të justifikuara tregtare nga ana tjetër."

Sipas vlerësimeve të shoqatës federale të tregtisë me shumicë dhe pakicë kostot për masat e sigurisë po rriten me rreth një të dhjetën e kostove mbarëbotërore të logjistikës. Këto janë 100 miliardë euro në vit shtesë, dhe në këtë shumë nuk janë përfshirë shpenzimet shtesë nga buxheti i SHBA.

Në përpilimin e masave për luftën kundër terrorizmit është e rëndësishme që të shtrohet pyetja, nëse përputhen këto masa, janë ato të domosdoshme dhe në raporte të arësyeshme për të mbrojtur sigurinë tonë dhe atë të partnerëve tanë. Gjermania dhe BE-ja sipas zotit Bërner nuk duhet të aplikojnë masa të ekzgjaruara dhe të kushtueshme sigurie pa i verifikuar ato. Siguria në rrjetin e logjistikës është një detyrë ndërkombëtare, që nuk mund të përballohet vetëm: "Veprimet e mëvetsishme në nivel kombëtar nuk premtojnë sukses dhe duhet që ato të zëvendësohen prej standardeve të përcaktuara ndërkombëtarisht. Ndaj zhvillimet e ndryshme dhe me shpejtësi në SHBA dhe në BE duhet të bashkërendohen dhe koordinohen për të shmangur rrezikun e standardeve të ndryshme, sasive të padobishme të të dhënave dhe afateve të regjistrimeve lidhur me kriteret e sigurisë."

Komisioni i BE-së në planet e veta për rritjen e shkallës së sigurisë në qarkullimin e mallrave ndjek iniciativat e SHBA dhe i ka ashpërsuar kërkesat, vë në dukje Bërner: "E ashtuquajtura iniciativa e BE-së për sigurinë ndër të tjera parashikon që ndërmarrjet qysh përpara transportimit t´u japin doganave të dhëna elektronike paraprake lidhur me mallrat nga BE-ja."

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme preken kryesisht nga këto masa, sespe atyre u duhet të investojnë shumë për modifikimin e sistemeve të tekniknologjisë së informacionit për proceset doganore. Madje në shumë vende këto sisteme as që janë futur në përdorim nëpër dogana. Edhe sa i përket rregullores kundër terrorizmit në BE deri më sot as që është ndjerë të vendoset ekujlibri i kontrolluar mes nevojave për sigurinë dhe realitetit ekonomik. Gjermania shpesh herë nxitohet lidhur me këtë çështje, kritikon Bërner. Sipas tij në vend pjesërisht ka rregulla të forta, që në vendet e tjera të BE-së as që mund të përballohen.

Në këtë mes duhet llogaritur edhe me rritjen e fuqishme të tarifave për sigurinë. Nga portet detare në Gjermani shpenzimet vjetore për masat e nevojshme të sigurisë që duhet të përballohen prej imporuesve llogaritet të arrijnë në mbi 50 milionë euro. Për qarkullimin ajror që po zhvillohet ne ritme jashtëzakonisht të mëdha vlen e njëjta gjë, madje me kosto edhe më të larta. Presidenti i shoqatës së tregtisë me shumicë dhe pakicë ne Gjermani, Bërner megjithatë shpreson për disa avantazhe të ekonomisë gjermane. Kryesisht mund të përfitohet nga zhvillimet në fushën e teknikës së sigurimit, ku firmat gjermane janë të fuqishme.

Së bashku duhet të punojmë për përmirësimin e vazhdueshëm të gjendjes së sigurisë thekson Bërner: "Bashkëpunimi nuk mund të kufizohet vetëm në nivelin shtetëror, kërkohet një bashkëpunim ndërnacional dhe kontemporan në nivelin evropian mes doganave, policisë. Gjithashtu kjo duhet bërë paralelisht me përpjekjet në kuadër të një politike të përbashkët të jashtme dhe sigurie në BE. Në këtë drejtim ka mangësi të mëdha që shfaqen në kompleksitetin e sasive të të dhënave, sistemeve të ndryshme dhe pështjellimit të kompetencave brenda dhe ndërshtetërore."

Përballimi me sukses i pengesave në tregtinë botërore do të jetë tema kryesore e kongresit të 6 gjerman të tregtisë me jashtë, që zhvillon punimet në shator në Bremen.