1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tetori gjerman në Tiranë: Ekspozitë e fotografit Stefan Koppelkamm

7 Tetor 2009

Ekspozita fotografike " Local time/ Otrszeit" e fotografit gjerman Stefan Kopelkam, hap ne Tirane siparin e aktiviteteve kulturore te Tetorit Gjerman 2009 dhe perkujtimit te 20 vjetoritt e rënies së Murit të Berlinit.

Pamje nga ekspozita Ortszeit e Stefan Koppelkamm-it
Pamje nga ekspozita Ortszeit e Stefan Koppelkamm-itFotografi: Alexander Burakov

Cilido që viziton ekspozitën " Kohë lokale" apo "Ortszeit", në gjuhën amtare të autorit të saj, fotografit gjerman Stefan Koppelkamm, nuk e ka të vështirë të perceptojë ndryshimet që kanë ndodhur në Gjermani gjatë 20 viteve që kanë kaliuar nga rënia e Murit të Berlinit. Ndërtesa, rrugë, sheshe në qytetet e ish Gjermanisë Lindore të shfaqen siç kanë qenë në vitin 1989 dhe sesi janë sot: Rothenburger Strasse në Drezden krejtësisht e rikonstruktuar apo Backerstrasse në Goerliz, pranë kufirit me Polonionë, e mbetur edhe sot e kësaj dite njëlloj si në vitin 1990.

Ekspozita, Gjermania - 20 vjet pas rënies së murit të Berlinit

Irene Eidemueller, këshilltare për kulturën dhe artin në ambasadën Gjermane në Tiranë thotë për DW se "kjo ekspozitë është një nismë e Institutit Goete dhe qarkullon në të gjitha vendet e Europës me rastin e 20 vjetorit të Rënies së Murit të Berlinit". Duke treguar arsyet pse pikërisht kjo ekspozitë u përzgjodh nga organizatoret e Tetorit Gjerman 2009 në Shqipëri, si aktiviteti hapës ajo thotë:

Një tjetër foto nga fotografi KoppelkammFotografi: Alexander Burakov

"Kur po mendonim sesi t’i hapnim aktivitetet e Tetorit Gjerman 2009 donim të kishim një aktivitet që të jepte idenë sesi duket sot Gjermania. Menduam se kjo ekspozitë fotografike e plotëson më së miri këtë ide, pasi ajo u jep mundësinë vizitorëve të shohin vendet si janë sot dhe sesi kanë qenë ato 20 vite me parë. Nga fotografia në fotografi sheh se disa vende kanë ndryshiuar shumë, të tjera nuk kanë ndryshuar fare, sikur koha në këto vende të ketë ndaluar, sikur asgjë të mos ketë ndodhur".

Fotot në ekspozitë, dëshmi historike

Fotografitë e kësaj ekspozite janë frut i udhëtimeve të fotografit Stefan Koppelkamm në ish Gjermaninë Lindore, menjëherë pas rënies së Murit të Berlinit. Ai fiksoi në celluloid godina, rrrugë, pjesë të Murit të rrëzuar për të mos humbur pamje që do t’ i përkisnin një periudhe historike që sapo kishte përfunduar, ndarjes së Gjermanisë

Nga Muri I Berlinit dhe Perdja e Hekurt. Zgjedhjet e objekteve të fotografuara nuk janë rastësore, por të menduara shumë mirë për të dëshmuar historinë.

Muri i BerlinitFotografi: picture-alliance/ ZB

"Fotografi është përpjekur të japë një pamje dokumentare të ndryshimeve të disa vendeve, por ka bërë edhe zgjedhjen e tyre artistike. Shikoni, vazhdon ajo, fotografitë e ndërtesave me fasada ku ka punime artistike, me zgjedhje arkitekturore të veçanta.. të gjitha janë të përzgjedhura.Shikoni në Potsdam, në parkun Babelsberg ish kullën e vrojtimit, pjesë e Murit të Berlinit, të shembur përtokë, ku dikush kishte shkruar duke rrezikuar jetën inicialet AC/ DC të një grupi Australian të famshëm rroku të asaj kohe. Fortografia tjetër ajo pas 20 vitesh tregon se gjithshka ka ndryshuar. Këto janë zgjedhje simbolike.. jo rastësore për të ilustraur historinë gjermane" thotë Irene Eidemueller.

Kjo ide ka funksiounar për mrekulli: fotografi Stafan Koppelkamm iu drejtua të vendeve të njëjta 20 vjet më pas. Me gjuhën e artit dhe të dokumentimit faktij ai tregon tani çfarë ka ndodhur dhe çfarë nuk ka ndodhur në ish Gjermaninë Lindore brenda dy dekadave. Edhe zgjedhja e titullit të ekspozitës është kuptimplotë

Koha nuk është diçka absolute

" Local time / Ortszeit janë dy aspekte: vendi dhe koha. Autori ka vizatuar vende të ndryshme në dy kohë të ndryshme. fotografitë e tij tregojnë se në disa vende brenda 20 viteve kanë ndodhur ndryshime të mëdha, kurse në disa vende të tjera duket se asgjë nuk ka ndryshuar, thua se 20 vite nuk janë asgjë, zëre se nuk kanë kaluar. Kjo gjë i jep të kuptojë vizitorit se koha nuk është diçka absolute, objektive, por diçka që varet nga vendi dhe çdo vend ka ate që quhet lokal time, pra koha funksionon dryshe në vende të ndryshme

", thote Irene Eidemuller

Ekspozita fotografike e Stefan Koppelkamm u jep mundësinë vizitorëve të njohin historinë gjermane të 20 viteve të fundit.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi