1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Theresa May: "Do të vazhdoj punën"

17 Janar 2019

Ajo humbi votimin për marrëveshjen e Brexit, por fitoi votëbesimin të mërkurën. Kryeministrja britanike është ndeshur me disa stuhira politike këto muaj, megjithatë Theresa May tregohet e papërkulur.

Großbritannien Ansprache Theresa May nach Misstrauensvotum
Fotografi: Reuters/C. Kilcoyne

Pak orë pasi mbijetoi politikisht votëbesimin në parlamentin britanik, kryeministrja britanike, Theresa May dha një deklaratë nga rezidenca qeveritare në Downing Street 10. E shqetësuar por me vetëbesim. "Besoj se është detyrimi im, që të zbatoj porosinë e popullit britanik, të largohemi nga BE dhe unë këtë do ta bëj", tha ajo. Thënë ndryshe ajo do të vazhdojë të punojë fort për Brexit. E kuptoj, se ngjarjet e 24 orëve të fundit i kanë shqetësuar njerëzit, tha May, prandaj ajo i bëri thirrje parlamentit të bashkohet. "Duhet të punojmë në mënyrë kontruktive për të arritur atë që do parlamenti." May tha se zhvilluar bisedime me politikanë të opozitës.

Theresa May dhe Jeremy Corbyn

"E mrekulluar"

Kreu i opozitës, Jeremy Corbyn  e kishte refuzuar një takim me kryeministren për sa kohë që ajo nuk e përjashton një Brexit të pakontrolluar. Theresa May tha se shpreh keqardhjen për këtë, por dera e saj mbetet e hapur. Përveç kësaj May shtoi, se deputetët duhet të lenë pas interesat e tyre për të kaluar këtë fazë të vështirë. Deri të hënën May duhet të paraqesë një plan për daljen nga BE.

Kryeministrja britanike e fitoi votëbesimin në parlament me vetëm 19 vota shumicë. Ajo u shpreh se është e "mrekulluar" për këtë dhe bëri të ditur se këtë përgjegjësi "nuk do ta marrë me lehtësi". Jeremy Corbyn që kishte kërkuar votëbesimin, u shpreh më pas se May duhet "të përjashtojë njëherë e përgjithmonë perspektivën katastrofale të një Brexiti pa marrëveshje". Vetëm pas kësaj do të ketë bisedime me opozitën, tha ai.

 

 

la/rb/nob(afp, dpa, rtr)