1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Thuajse një ndër katër gjermanë beson se ka djall dhe demonë

kna dpa
26 Qershor 2026

Shumë gjermanë besojnë se djalli, demonët dhe pushtimi nga shpirtrat e këqij nuk janë mit dhe e konsiderojnë ekzistencën e tyre si të mundshme ose thuajse të mundshme.

Fotografi: epa Apa/dpa/picture alliance

Rreth një në katër të rritur në Gjermaniështë i sigurt ose disi i sigurt se djalli, demonët apo pushtimi nga shpirtrat e këqij ekzistojnë. Ky ishte rezultati i një sondazhi të zhvilluar nga YouGov i porositur nga Agjencia Katolike e Lajmeve (KNA).

Tetë për qind u përgjigjën “Po, patjetër”, ndërsa 15 për qind thanë se besojnë “deri diku” në këto gjëra. Dyzet e dy për qind janë të bindur se asnjë nga këto nuk ekziston, ndërsa 23 për qind u përgjigjën se “më tepër nuk i besojnë besëtytni të tilla”. Dymbëdhjetë për qind ishin të pasigurt ose nuk u përgjigjën.

Fotografi: Matthias Bein/dpa/picture alliance

Nivel më i lartë besëtytnish te të rinjtë

Personat nga 18 deri në 34 vjeç ishin më shumë të prirur se grupmoshat e tjera të thoshin se besojnë se ka djall, demonë apo pushtim nga nga shpirtrat e këqij. 

Ndër 18-24-vjeçarët 35 për qind u përgjigjën “po” ose “besoj më tepër se po”. Edhe 34 për qind e 25-34-vjeçarëve thanë të njëjtën gjë. 

Niveli më i ulët i personave që besojnë në gjëra të tilla u regjistrua te grupmoshat mbi 55 vjeç, me 18 për qind.

YouGov anketoi 2.525 gjermanë të moshës 18 vjeç e lart. 

Dëbuesit e djallit - shtohet numri i eksorcistëve në Spanjë

06:24

This browser does not support the video element.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW