1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tiranë: Arrestohen funksionarë të lartë të ekzekutivit për shpërdorim detyre dhe korrupsion

Ani Ruci18 Shtator 2007

Pjesa më e madhe e të arrestuarve janë funksionarë në Ministrinë e Transporteve, të caktuar nga Partia Demokristiane në ndarjen e pushtetit mes saj dhe partive të tjera të koalicionit të djathtë qeverisës.

Poster i fushatës elektorale, 2005
Poster i fushatës elektorale, 2005Fotografi: AP
undefined

Të arrestuarit janë zëvendësministri i Transporteve dhe Punëve Publike, Nikolin Jakaj mbi të cilin rëndon akuza e korrupsionit pasiv. Pas tij vjen Drejtori i Përgjithshëm i rrugëve Kujtim Kamberi, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit për t´u ndjekur nga juristë, sekserë dhe pronarë kompanish ndërtimi.

Hetimet u kryen nga TASK FORCE dhe Drejtoria e Krimit ekonomiko- finaciar pranë Prokurorisë së Tiranës. Të arrestuarit akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën në 15 tendera të zhvilluara gjatë këtij viti.
Hetimet u hapën kur një pronar i një kompanie ndërtimi, që nuk fitoi tenderin e rrugës Has- Kukës tradhëtoi të tjerët. Çfarë ndodhte mes tyre dhe funksionarëve të lartë të Ministrisë së Transporteve? Në bazë të një marrëveshjeje mes tyre këta të fundit merrnin nga kompanitë e ndërtimit 10 përqind të vlerës së tenderave. Një sërë provash si përgjime telefonike apo dokumenta të tjera e vërtetojnë këtë.

Zëvendësministri i brendshëm, Genc Strazimitri tha se të tjera arrestime mund të vijojnë ditët e ardhshme nëse Prokuroria ka prova .
Pjesa më e madhe e të arrestuarve jane funksionarë në Ministrine e Transporteve, te caktuar nga Partai DemoKristiane ne ndarjen e pushtetit mes saj dhe partive të tjera të koalicionit të djathtë qeverisës.
Ish kryetari i kesaj partie Nikolle Lesi tha se „ nuk mbante përgjegjësi p⌂r emra që ai nik i kishte piopozuar dhe kërkoi heqjen e imunitetit te deputetit, per te arrestuarit qe jane anetare te Parlamentit.

Arestimi i funksionareve të lartë të Ministrisë së Transporteve u krye në kuadër
të një operacioni të koduar “ Duart e pastra“.
Prokuroria e Pëgjithshme është duke hetuar edhe për abuzime dhe korrupsion në tenderin ndërkombëtar për rrugën Durrës - Kukes, Morine, te futuar nga kompania amerikaono- turke Bechtel&Enka. I thirrur per t´i dhënë përgjigje pyetjeve të saj është edhe ish ministri i transporteve, aktualisght ministër i jashtëm, Lulzim Basha , por ai ka refuzuar deri më tabi të shkojë ne organin e akuzës.



CSCO_seppuku();var csco_tb='if(!document.body) \{window.csco_setTimeout(csco_tb, 100);\}else\{window.csco_setTimeout(CSCO_ITB_show,500);var csco_bodyonresize = document.body.onresize; document.body.onresize = function ()\{if(csco_bodyonresize)\{csco_bodyonresize();\};CSCO_ITB_resize();\}; var csco_selfonresize=self.onresize; self.onresize = function ()\{if(csco_selfonresize)\{csco_selfonresize();\};CSCO_ITB_resize();\};var csco_bodyonscroll=document.body.onscroll;document.body.onscroll = function ()\{if(csco_bodyonscroll)\{csco_bodyonscroll();\};CSCO_ITB_resize();\};var csco_selfonscroll=self.onscroll;self.onscroll = function ()\{if(csco_selfonscroll)\{csco_selfonscroll();\};CSCO_ITB_resize();\};\};'; eval(CSCO_WebVPN["process"]("js",CSCO_WebVPN["process"]("js",CSCO_WebVPN["process"]("js",csco_tb))));CSCO_seppuku();