1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tiranë: Ministri Brendshëm jep dorëheqjen

10 Dhjetor 2020

Dorëheqja vjen pas protestave të dhunshme për shkak të vrasjes së 25- vjeꞔarit, Klodian Rasha, nga një një efektiv i forcave speciale.

Albanien Protest gegen Polizeigewalt in Tirana
Fotografi: Ani Ruci/DW

Duke rikujtuar episode të rënda dhune për  të cilat e majta, sot në pushtet, akuzon PD, në opozitë, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, e quajti dorëheqjen e tij në një deklaratë për mediat "të parevokueshme përballë  përpjekjeve të autorëve të 21 janarit për të kërkuar sot një preteks të ri për dhunë bazuar në një episod tragjik dhe fatal dhe vetëdijes se vendi ka nevojë për një model të ndryshëm sjelljeje politike nga ai i autorëve të masakrave të 1997, 1998 dhe 2011.”

Një varr dhe plagë në shpirtin e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama tha në një konferencë për mediat se edhe pse ministri Sandër Lleshaj nuk ka asnjë lidhje me aktin e rëndë të vrasjes së një djali 25-vjeçar, ai tregoi përgjegjësi qytetare, sepse është vrarë një djalë dhe është hapur një varr dhe një plagë në shpirtin e shqiptarëve.

Sandër LleshajFotografi: Press office, Ministry of Interior

Rama e quajti tragjedinë e dy netëve më parë "një episod të shkëputur, të dënueshëm dhe të pafalshëm, por pa asnjë lidhje me punën dhe frymën e policisë së  shtetit”.

Protestat vazhdojnë me akte dhune

Dorëheqja e Ministrit të Brendshëm Lleshaj përbën një nga kërkesat kryesore të protestuesve.

Edhe në mbrëmjen e të enjtes (10.12.) protestuesit vijuan të kryejnë akte dhune para Ministrisë së Brendshme, Kryeministrisë dhe Muzeut Historik Kombëtar. Ata përdorën sërish sende të forta për të goditur policët dhe sulmuar institucionet.

Fotografi: Ani Ruci/DW

Protestuesit u kane vënë flakën kazanöve të plehrave, kanö shkulur semaforët e qarkullimit rrugor, kanö thyer xhamat e dritareve te institucioneve, rrëmbyen një zjarrfikëse dhe kanë kryer akte vandale ndaj selise së Partisë Socialiste.

Për t'i sprapsur policia po përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion.