1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tiranë: PD protestë para Kryeministrisë

17 Nëntor 2025

PD zhvilloi në Tiranë një protestë para Kryeministrisë duke akuzuar mazhorancën se nuk lejon zhvillimin normal të seancave parlamentare.

Pamje nga protesta e PD-së para Kryeministrisë në Tiranë, njerëz me flamurin e PD
PD zhvilloi në Tiranë një protestë para Kryeministrisë duke akuzuar mazhorancën se nuk lejon zhvillimin normal të seancave parlamentare.Fotografi: Brunilda Kazani/DW

Partia Demokratike dhe aleatët e saj zhvilluan në Tiranë para Kryeministrisë protestën e parë të një aksioni të quajtur "Parlamenti para Kryeministrisë”. Sipas organizatorëve ky do të jetë aksion i përjavshëm.

Në një foltore të posaçme do t'u jepet hapësirë për të folur jo vetëm drejtuesve apo deputetëve opozitarë, por edhe qytetarëve të ndryshëm.

Sali Berisha kërkoi largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda BallukuFotografi: Brunilda Kazani/DW

Sipas organizatorëve ky vendim vjen pasi opozita akuzon mazhorancën se nuk lejon zhvillimin normaltë seancave parlamentare.

Protestat pritet të vazhdojnë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, thotë se "deputetëve iu lejohet të flitet një herë në nga 9 seanca parlamentare”. Berisha tha po ashtu se foltorja do të bashkojë shqiptarët deri në largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Opozita ka njoftuar se do të organizojë edhe një protestë kombëtare Fotografi: Brunilda Kazani/DW

Kryeministria ishte e "blinduar” me mbrojtëse metalike, dhe të pranishme ishin forca të shtuara të policisë.

Opozita ka njoftuar se do të organizojë edhe një protestë kombëtare, në javët në vijim, por ende nuk është caktuar një datë.

Kjo protestë vjen një javë pas zgjedhjeve të pjesshme lokale në 5 bashki të vendit, të cilat u fituan nga PS. PD nuk kishte zyrtarisht kandidatë, por mbështeti të pavarurit.

Brunilda Kazani raporton nga Tirana, kryesisht për media sociale, me fokus te shoqëria, mjedisi dhe kultura