1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tiranë: Protesta e studentëve në ditën e gjashtë

18 Tetor 2026

Në ndryshim nga ditët e tjera, protesta nuk u mbajt në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë, por u zhvendos në sheshin “Skënderbej”.

Tiranë 2026 | Protestat në Tiranë
Protestat në TiranëFotografi: Rashela Shehu/DW

Protesta në Shqipëri ku prej gjashtë ditësh janë përfshirë edhe studentë e gjimnazistë këtë dielë (18.10.2026) nisi në orët e para të mesdittës disi me qetësi, por pati intensifikim dhe përplajse me policinë në orët e pasdites. Mësohet se protestuesit kanë hedhur bomba molotov në drejtim të efektivëve, duke lënë të plagosur disa prej tyre. Efektivët u dërguan me ambulancë drejt spitalit, teksa nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Një shef i policisë së mbrojtjes së objekteve u tha gazetarëve se: “Janë shumë, por nuk e dimë se sa. Janë hedhur bomba molotov, sasi shumë e madhe”.

Protesta në Tiranë vazhdoi sërish me tensione në ditën e gjashtëFotografi: Rashela Shehu/DW

Ndalohen protestuesit drejt bulevardit qendror

Në ndryshim nga ditët e tjera, protesta nuk u mbajt në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë, por u zhvendos në sheshin “Skënderbej”.
Efektivët i shpërndanë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës.

Për pasojë, protestuesit u shpërndanë në të gjitha rrugët drejt qendrës.

Ata tentuan të riktheheshin sërish në Bulevard, por policia ndërhyri menjëherë, duke mos lejuar grumbullimin e tyre.

Rreth orës 13:00 protestuesit u mblodhën fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit, me një kërkesë të vetme, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sikur në pesë ditët e mëparshme, as në ditën e gjashtë të protestave të studentëve dhe qytetarëve në Shqipëri, nuk munguan tensionet. Protestuesit hodhën gurë dhe molotovë në drejtim të forcave të policisë.

Mirëpo, përplasjet zgjatën vetëm pak minuta, pasi efektivët ndërhynë menjëherë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Tiranë 2026 | Protestat në TiranëFotografi: Rashela Shehu/DW

Raportohet se disa persona janë shoqëruar në polici.

Para protestës së sotme kryeministri Edi Rama deklaroi duke bërë të qartë se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. Ai u shpreh i gatshëm për dialog me protestuesit, por "vetëm me protestuesit pa maska”.

Në daljen e tij mëngjesin e së dielës  (18.18.2026), kreu i qeverisë akuzoi Rusinë dhe Iranin se qëndrojnë pas protestave të dhunshme. Ai shtoi se protestat e dhunshme po rrezikojnë integrimin në Bashkimin Europian.

Brunilda Kazani raporton nga Tirana, kryesisht për media sociale, me fokus te shoqëria, mjedisi dhe kultura
Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW