Tiranë: Protestë kundër projekteve në Zvërnec dhe Rrjoll
1 Qershor 2026
Protestuesit e mbledhur në Tiranë konsiderojnë kryeministrin shqiptar Edi Rama si përgjegjës për "shitjen e tokave në Shqipëri”, referuar projekteve në Zvërnec dhe Rrjoll. "Atdheu nuk është në shitje”; "Nuk privatizohet atdheu”; "Pak më pak lakmi” ishin disa nga pankartat në protestë.
Gjithashtu pati edhe thirrje "Rama në burg, Berisha në burg”.
Në kryeqytetin e Shqipërisë u zhvillua protesta e dytë radhazi pas dhunës të regjistruar në Zvërnec, ku roje të një policie private dhunuan një protestues.
Më herët në një konferencë për mediat, kreu i qeverisë tha se "zona e Pishë-Poros është zonë e mbrojtur e kategorisë 5, por që lejon zhvillimin dhe ndërtimin”.
Ai shtoi se natyra nuk është kërcënuar dhe theksoi se Zvërneci nuk është hequr nga zona e mbrojtur.