1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tiranë: Studentët sërish në protestë

14 Tetor 2026

Studentët janë mbledhur sërish në protestë duke bojkotuar mësimin. Ata protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit. Atyre u janë bashkuar dhe disa nxënës në gjimnaze.

Studentët duke protestuar para Ministrisë së Arsimit në Tiranë
Tensione gjatëprotestës në TiranëFotografi: Brunilda Kazani/DW

Protesta ishte paralajmëruar të niste në orën 14:00, por që në mëngjes studentët bojkotuan mësimin në disa fakultete.Atyre u janë bashkuar dhe disa nxënës në gjimnaze.

Njëjtë si një ditë më parë (13.10.2027),protesta është shoqëruar me tensione, ku të rinjtë kanë hedhur gurë e molotovë në drejtim të uniformave blu. 

Tensione në protestë në TiranëFotografi: Brunilda Kazani/DW

Për t'i shpërndarë, policia përdori gaz lotsjellës dhe tymuese.

Për protestën ka pasur reagim edhe nga Ambasada e Bashkimit Europian në Tiranë.

"Presim që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore, siç edhe presim që këto raste të hetohen me përparësi. Inkurajojmë të gjitha palët të ulin tensionet”, shkruhet në postim ndër të tjera.

Të pranishëm kanë qenë edhe deputetë të opozitës.

Mësohet se ka pasur disa të shoqëruar.

Brunilda Kazani raporton nga Tirana, kryesisht për media sociale, me fokus te shoqëria, mjedisi dhe kultura
Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW