1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tiranë: Tensione gjatë protestës së studentëve

14 Tetor 2026

Studentët u mblodhën për të dytën ditë në protestë duke bojkotuar mësimin. Ata protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit dhe institicuioneve të tjera, ku ka pasur tensione me flakadanë dhe ndërhyrje të forcave të rendit.

Kazanë mbeturinash duke u djegur pasi u është vënë flaka gjatë protestës në Tiranë.
Tensione gjatë protestës në TiranëFotografi: Adnan Beci/AFP

Protesta e studentëve në Tiranë ka vijuar edhe gjatë orëve të pasdites, duke u shoqëruar me tensione dhe përplasje me forcat e policisë. Protestuesit janë zhvendosur drejt disa institucioneve, ku kanë hedhur molotovë në drejtim të godinës së Kryeministrisë dhe disa ministrive.

Tensione ka pasur edhe pranë Gjykatës Kushtetuese si edhe te Kryesia e Kuvendit, ku është thyer dera hyrëse e institucionit. Gjithashtu, është sulmuar edhe Banka e Shqipërisë.

Protesta tensionohet në TiranëFotografi: Hameraldi Agolli/AP Photo/picture alliance

Nga ana tjetër, u është vënë flaka edhe disa biznese private. Pas Kryeministrisë, protestuesit u drejtuan drejt Parlamentit. Policia përdori gaz lotsjellës dhe tymuese për të shpërndarë turmën. Raportohet për disa të shoqëruar në Komisariat dhe të lënduar te spitali i Traumës.

Protesta ishte paralajmëruar të niste në orën 14:00, por që në mëngjes studentët bojkotuan mësimin në disa fakultete.Atyre u janë bashkuar dhe disa nxënës në gjimnaze.

Njëjtë si një ditë më parë (13.10.2027),protesta është shoqëruar me tensione, ku të rinjtë kanë hedhur gurë e molotovë në drejtim të uniformave blu. 

Tensione në protestë në TiranëFotografi: Brunilda Kazani/DW

Për protestën ka pasur reagim edhe nga Ambasada e Bashkimit Europian në Tiranë.

"Presim që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore, siç edhe presim që këto raste të hetohen me përparësi. Inkurajojmë të gjitha palët të ulin tensionet”, shkruhet në postim ndër të tjera.

 

Brunilda Kazani raporton nga Tirana, kryesisht për media sociale, me fokus te shoqëria, mjedisi dhe kultura
Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW