Tirana: Miratohet kodi elektoral
19 Nëntor 2008Reklamë
Me shumicë votash miratuan dje deputetët shqiptarë ligjin e ri zgjedhor, ligji më i rëndësishëm por dhe më i debatuari gjatë këtij viti.
Deputetët e dy partive të mëdha, PD dhe PS, duke bashkuar votat pro ligjit, e përshkruan atë si më të mirin e mundshëm të hartuar dhe me mbështetjen e faktorit ndërkombëtar.
Mbrëmë gjatë zhvillimit të seancës plenare është mbyllur dhe greva 8 ditore e urisë e një grupi deputetësh nga partitë e vogla, të cilët kundërshtonin disa nene të ligjit.
Njëri prej grevistëve, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u shpreh se protestat për të kundërshtuar ligjin elektoral do të vazhdojnë në të ardhmen, në atë që ai e quajti "fronti i lirisë për të mbrojtur votën e qytetarëve".