1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tirana optimiste - viti 2009 Shqipëria në NATO

Ani Ruci / Tiranë16 Prill 2008

Dy javë pas samitit te Bukureshtit, i vlerësuar historik nga politikanët dhe publiku i Shqipërisë, autoritetet e Tiranës ndihen optimiste për të ecur shpejt në rrugën e vazhdimit të reformave

Shqipëria merr ftesën për Nato
Shqipëria merr ftesën për NatoFotografi: Pandelli Pani/DW


Mnistri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, një muaj pas marrjes së detyrës, e konsideron jetik, për fatin e integrimit në NATO, ruajtjen e ritmit të kryerjes së reformave. „Nëse reformat në Forcat e Armatosura vazhdojnë me ritme të përshpejtuara, atëhere vitin e ardhshëm, ato mund të konsiderohen anëtare me të drejta të plota në NATO. “

Mesazhin e domosdoshmërisë për të kapur kohën e pakët deri në pranverën 2009, Ministri Oketa e dha gjatë një takimi që zhvilloi me trupat e ndërhyrjes së shpejte, të cilat prej disa vitesh, kryejnë operacione të përbashkëta paqeruajtëse me trupat e NATO-s në Irak. Afganistan dhe në Bosnjë. Rezultati i reformave të Ministrisë së Mbrijthjes: ushtri e vogël në numër, profesioniste, me pajisje moderne, që vepron sipas parimve të NATO-s.

Shqipërisë do t´i duhet të kryejë të tjera, edhe reforma të tjera më të vështira se ato në ushtri: reformat politike. Të vështira sepse kërkojnë konsensus dhe vullnet politik nga maxhoranca dhe opozita, që kanë dëshmuar të jenë të papritur në ndërprerjen e bashkëpunmit.

Deri më tani Shqipëria ka zhviluar 9 raunde negociatash me NATO-n, reultati i të cilave është ftesa e 3 prillit. Dy raundet e fundit pritet të zhvillohen deri në fillim të vitit të ardhshëm. „Grupi negociator shqiptar do të bisedojë me aleatët për tërënë dakort mbi përmbajtjen e detyrimeve të Shqipërisë në fushën politike dhe atë ushtarake. Sipas parashikimeve kjo duhet të realizohet maksimumi deri ne fund të korrikut 2008, kur do të nënshkruhen protokollet e aderimirt nga NATO, më pas ratifikimi i tyre nga çdo vend anëtar. Ky proces pritet të zgjasë rreth 8 muaj, pra në kohë për të përfunduar formalizimin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, para samitit të vitit të ardshëm, që do të zhvillohet në Prill 2009, datë që përkon edhe me 60 vjetorin e krijimit të Aleancës Atlantike", tha në Tiranë Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha duke paraqitur para mediave një kalendar të përafërt të ecurisë së negociatave Shqipëri- NATO.

Reformat në Ushtri dhe ecuria e deritanishme demokratike e Shqipërisë morrën vlerësime pozitive nga NATO, që në bazë të tyre i zgjati Tiranës një ftesë anëtarësimi, në fillim të këtij muaji, më 3 prill, në samitin e Bukureshtit.