1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Toka agrare kthehet ne objekt investimesh - Rehabilitohen në Gjermani tradhtarët e Luftës së Dytë Botërore

14 Gusht 2009

Toka agrare kthehet ne objekt investimesh - firmat gjermane shpresojne te marrin rendite te larta ne evropen lindore. Rehabilitohen tradhtarët e Luftës së Dytë Botërore. 60 vjet pas luftes parlamenti nxjerr ligjin.

1-

Numri i njerëzve në botë sa vjen e shtohet, kërkesat për ushqim janë në rritje. Hapësirat për mbjellje janë gjithnjë e më të pakta andaj cmimi i tyre vazhdon të ngritet. Nga ana tjetër kjo e bën më atraktiv biznesin me tokën bujqësore për firmat që merren me kuotimin e bursës të cilat kanë të bëjnë pak ose aspak me bujqësinë. Përmes zgjerimit të Bashkimit Evropian është lehtësuar blerja e tokës në vendet ish-komuniste dhe cmimet për tokën bujqësore në këto vende janë shpesh të ulëta. Për shembull Shoqëria Aksionare ‚Agrarius‘ nga Bad Homburgu e ka zbuluar Rumaninë si vend interesant për investime. Keno Verseck informon.

2-

60 vjet pas përfundimit të luftës së dytë botërore Gjermania rehabiliton tradhtarët e luftës. Parlamenti gjerman do të kalojë së shpejti (26 gusht) një projekt ligj, që shfuqizon të gjitha vendimet gjyqësore të marra në kohën e nazizmit me akuzën për tradhti lufte. Njëri prej të cilëve do të gëzohet më së shumti nga ky ligj, është 87-vjeçari Ludwig Baumann. Anila Shuka