1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tour de France sërish në shenjestër të kritikave

Marcus Augustin19 Korrik 2007

Në shenjë proteste ndaj përdorimit të dopingut dhe substancave të tjera të palejuara gjatë garave sportive, dy radiotelevizionet publike gjermane ARD dhe ZDF bojkotojnë transmetimet e Tour de France

Ekipi profesionist gjerman T-MobileFotografi: AP

Gjatë kontrrolleve të fundit për doping të Tour de France ra në sy se çiklisti i ekipit profesionist gjerman të T-Mobile Patrik Sinkewitz, kishte marrë testosteron. Lajmi që Sinkewitz sipas analizave të para kishte marrë testosteron plasi si një bombë në kampin e ekipit të Telekomit gjerman përpara fillimit të etapës së 10-të të Tour de France.

Pjesëtarët e tjerë të ekipit u shprehën të tronditur dhe zemëruar për këtë ngjarje Linus Gerde tha: 'Natyrisht që lajme të tilla nuk më pëlqejnë, por mendoj se megjithatë është një gjë shumë, shumë e mirë që organizohen kontrrolle të tilla.'

Patrik SinkewitzFotografi: picture-alliance/ dpa

Më 8 qershor Sinkewitz iu nënshtruar një kontrrolli të aparalajmëruar. Përfundimet e këtij kontrrolli 26-vjeçri i mori vesh në një spital të Hamburgut, ku gjendet pas plagosjeve të rënda në kokë shkaktuar prej një përplasjeje gjatë etapës së 8-të të Tour de France. Ai shpreh se nuk di asgjë se si mund të kenë ndodhur këto gjëra dhe se meqenëse gjendet në prag të një operacioni të vështirë nuk mund të thotë asgjë.

Në rast se edhe prova e dytë arrin në të njëjtin përfundim çiklisti nga Fulda, i cili përpara fillimit të garës çiklistike kishte deklaruar duke dhënë fjalën e nderit, se nuk kishte marrë asnjëherë doping, pritet të bllokohet për dy vjet prej pjesëmarrjes në këtë garë. Po ashtu ka mundësi që ai të humbasë edhe një rrogë vjetore, e cila mendohet se është përafërsisht 500.000 euro.

T-Mobile gjithësesi nuk e tërhoqi prej garës të gjithë ekipin. Drejtori për telekomunikimin i këtij koncerni Christian Frommert, deklaroi: 'Nga njëra anë mund të themi se testet funksionojnë më mirë, por nga ana tjetër ne nuk mund t'i tërheqim nga kjo garë që është në zhvillim e sipër çiklistët e tjerë të ekipit, sepse nuk mund t'i bëjmë të gjithë përgjegjës për një gjë, që ata nuk janë përgjegjës.'

Gjithësesi një gjë mund të thuhet, çiklistët profesionistë gjermanë morën sërish një goditje të rëndë dhe pikërisht prej çiklisitit të një ekipi pretendonte të bëhej shembull në luftën kundër dopingut.