1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

251111 Castor Transport

25 Nëntor 2011

Kundërshtarët e energjisë bërthamore në Gjermani janë gati të pengojnë trenin me mbetje radioaktive të larta që vjen nga Franca në Gjermani. Reagime të qytetarëve dhe forcave të policisë.

Kundërshtare e energjisë atomike merret nga policia
Një kundërshtare e energjisë atomike merret nga policiaFotografi: picture-alliance/dpa

Gjatë ditës së premte(25.11) kryhet transportimi i trenit Castor në kufirin gjermano-francez. Aktivistët  kundër energjisë bërthamore  duan të demonstrojnë gjatë. Por kur pikërisht treni me mbetje radioaktive të larta  do të kapërcejë kufirin, kjo nuk është ende e qartë. Ka tre mundësi: në Saarbryken, në Kehl të Baden-Vyrtemberg-ut dhe në landin e Pfalcit.  

Gati dy ditë pas largimit të tij nga impianti i përpunimit në qytetin francez La Hague treni i posaçëm Castor me mbetje radioaktive të larta nën masa të rrepta të sigurisë ka ndaluar për një pushim në Metc para kufirit gjerman. Ndërkohë në ëendland në Saksoninë e poshtme, policia ka shpërndarë një grumbull protestuesish të dhunshëm prej më shumë se 500 vetë që ishin vendosur në një rrugë kombëtare.

Protesta kundër transportimit të mbetjeve

Policia përdor ujin me presion

Me këtë rast janë lënduar shumë njerëz. Kai Richter, Polizeisprecher nje zëdhënës i policisë sqaron: "Demonstruesve ose personave unë i paralajmëroj një herë që janë këtu në rrugë dhe e kanë bllokuar atë duke iu kërkuar që të lënë të lirë rrugën e trenit dhe, pasi kjo nuk ka sukses, atëherë vijnë sulmet ndaj punonjësve të policisë me qese me bojë dhe piroteknikë. Atëherë ne ndërhyjmë me ujë me presion pasi i kemi njoftuar ata disa herë".

Ndërsa një demonstrues thotë: "Unë jam këtu për të protestuar në mënyrë paqësore kundër energjisë atomike dhe unë nuk shoh këtu asnjë arsye për të vënë në përdorim dhunën". Në rajonin përreth impiantit të përkohshëm Gorleben, kundërshtarët e energjisë bërthamore janë duke përgatitur një aksion protestues për pengimin e transportit të trenit Castor. 

Autor: AG/Kelmendi

Redaktoi: Lindita Arapi

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW