1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

161211 UNESCO-Kulturerbe

17 Dhjetor 2011

Zakone popullore, zejtari, valle: Të gjitha këto UNESCO mund t`i shpallë "trashëgimi kulturore". POr, a ka kjo mbrojtje gjithnjë kuptim? Një bisedë me përfaqësuesin e UNESCO-.s, Dieter Offenhäußer.

Mibo no Hana Taue
Mibo no Hana Taue, ritual japonezFotografi: UNESCO/Kitahiroshima 2009

DW-WORLD.DE: Fado, muzika popullore portugeze, që është kaq e trishtueshme dhe tematizon shpesh vuajtjet e dashurisë, sapo është shpallur trashëgimi jomateriale kulturore. Çfarë kuptimi ka të kthesh traditat kulturore në objekte kulturore?

Dieter Offenhäußer: E para është që tërhiqet vëmendja publike. E dyta, do të ishte e dëshirueshme, që të merreshin masa për ruajtjen dhe vazhdimin e zakoneve të tilla të gjalla.

I duhen fados masa të tilla?

Për këtë mund të debatohet gjatë. Portugalia është shumë krenare që fado bëhet e njohur nga një organizatë e tillë ndërkombëtare. Por, fado në fakt nuk kishte nevojë. Ajo nuk është e ankoruar thellë në rrethet të cilat e këndojnë, por është futur mjaft edhe në tregun komercial. Ka gjëra të tjera që mbase e kanë më të nevojshme mbrojtjen nga UNESCO.

Dieter Offenhäußer, zëvendëssekretar i përgjithshëm dhë zëdhënës shtypi i Komisionit gjerman të UNESCO-s.Fotografi: DUK

Para pak kohësh në listën e traditave të përpiluar nga UNESCO, që janë pak popullore është futur një ritual urtësie nga Mali. Si merren vendimet për zakone të tilla, që nuk njihen në nivel ndërkombëtar?

Në fakt ne jemi pikërisht për gjëra të tilla. Edhe një shembull tjetër, në zonën kufitare midis Perusë dhe Ekuadorit ekziston një fis, gjuha e të cilit ka ekzistuar kur Kolumbus zbuloi Amerikën. Në të janë ruajtur të gjitha njohuritë klimaterike dhe të historisë së natyrës së Amazonës, njohuritë për shëndetin. Sot, ekzistojnë vetëm pesë vetë në botë që e flasin  këtë gjuhë. Pra ekziston një potencial rreziku, i cili nëpërmjet solidaritetit ndërkombëtar dhe njohjes prej UNESCO-s mbërrin në vetëdijen e publikut.

Vetëdija ekziston prej kohësh. A mund të jetë kjo më shumë se një politikë simbolike? Edhe  UNESCO nuk mund ta shpëtojë një gjuhë, nëse atë e flasin pesë vetë.

Ky nuk është qëllimi, dhe qëllimi nuk është as të të mbahen në jetë në mënyrë artificiale tradita të ndryshme. Megjithatë ne duhet të përpiqemi që në gjuhë të tilla të ruajmë dijet dhe t`i dokumentojmë.

Por, kemi të bëjmë edhe me një çështje tjetër, siç pyesim ne në Gjermani: Çfarë fshihet pas një kostumi popullor tradicional, qoftë ai në Laos apo tek sorbët e Gjermanisë lindore.

Fado portugeze është futur në trashëgiminë botërore kulturoreFotografi: Ana Sofia Varela 2008 by José Frade, by permission of UNESCO

Si vlerësim dhe respekt ndaj një kulture?

Pikërisht për këtë. Që të bëhemi të vetëdijshëm për shumllojshmërinë kulturore të këtij globi. Aty zbulohet shumë. Ajo që habit UNESCO-n vetë është se kjo pranimi i gjerë dhe përpjekjet e mëdha në gjithë botën, për t'u bërë pjesë e listës. Por kjo është e lidhur edhe me rreziqe.

Për shembull me rrezikun që lista të zgjerohet ad infinitum, nëse çdo zakon, çdo festë popullore të vendoset në "ruajtje". Si mund të përcaktohen me më shumë kuptim këto kritere?

Kjo është shumë e vështirë. Unë nuk jam as i sigurt, nëse UNESCO është në moment zot i situatës - duke patur parasysh 230 kërkesat që janë bërë brenda pak viteve. Rreziku i parë është që të bëhemi inflancionerë. Por problemi është edhe se një program i tillë instrumentalizon qëllimet fillestare dhe përdoret si instrument marketingu për turizmin. Në Laos ka përshembull grupe vallesh që kanë qenë pas luajtur më parë vetëm në oborrin mbretëror dhe një herë në vit, ose një herë në jetë luanin rituale të caktuara. Sot, atë mund ta shihni në hotel të hënën, të mërkurën dhe të premten. Pas shfaqjes valltarët veshin jeans-es dhe shkojnë në shtëpi.

Yaokwa, ritual brazilianFotografi: 2008 IPHAN, by permission of UNESCO

Kjo do të thotë se sa vendos UNESCO vulën, bëhet popullarizimi dhe bashkë me të dhe zhvleftësimi?

Në moment kemi një tendencë në këtë drejtim në gjithë botën. Kjo është e kundërta e asaj që kërkon të arrijë UNESCO. Ajo kërkon të japë kontribut që tradita e gjallë të kalojë  nga njëri brez tek tjetri.

Si mund të bëhet kjo?

UNESCO mund të organizojë një grup ekspertësh ndërkombëtarë, që mban sytë vigjilentë mbi tradita të tilla dhe kujdeset, që të krijohen kushtet politike. Që në politikën e tyre kulturore shtetet të kujdesen vetë për pakicat dhe pasurinë shpirtërore. Por as nxitja ekonomike e manifestimeve të tilla nuk mund të nënvlerësohet, për t' i shfrytëzuar ato për turizmin.

Dieter Offenhäußer është zëvendëssekretar i përgjithshëm dhë zëdhënës shtypi i Komisionit gjerman të UNESCO-s. 

Intervistoi: Aya Bach

Redaktoi: Aida Cama

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW