Tre milionë myslimanë për haxhillëk
28 Dhjetor 2006Reklamë
Në hapje të pelegrinazhit të Haxhillëkut, në disa nga qendrat e shenjta të fesë islame në Arabinë Saudite u mblodhën rreth tre milionë myslimanë nga e gjithë bota. Nga droja për atentate terroriste dhe panike masive, janë marrë masa të forta sigurie. Një vit më parë, në një shpërthim paniku u shkelën me këmbë dhe humbën jetën rreth 400 vetë.
Udhëtimi i pelegrinazhit në Mekë bën pjesë në pesë detyrimet e myslimanëve. Një besimtar mysliman duhet të ketë marrë pjesë në të, të paktën një herë në jetën e tij.