1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tregjedi të mëdha në Sumatra dhe Samoa & Bisedimet për programin atomik iranian & Kush e nisi i pari luftën në Kaukaz?

2 Tetor 2009

Gati njëkohësisht, ujdhesën Sumatra të Indonezisë dhe ate Samoa goditën lëkundje të fuqishme të tokës, me pasoja katastrofale. Lëkundjet dhe cunami kanë shkaktuar vdekjen e mijëra njerëzve dhe tragjedi të shumta. Nxjerrja e trupave të pajetë po shtohet nga ora në orë, kështu që autoritetet ende nuk janë në gjendje të parashikojnë numrin e viktimave.

Pas shumë kohë tendosjesh, në Gjenevë u takuan përfaqësuesit e pesë vendeve anëtare të përheshme të KS të OKB-së dhe Gjermanisë me përfaqësuesit e Iranit, për të biseduar lidhur me planin kontestues bërthamor. Analistët besojnë se bisedimet për programin bërthamor të Iranit, do të jenë të gjata dhe të vështira.

Ekipi i hetuesve të Bashkimit Evropian paraqiti në Bruksel raportin për fillimin dhe zhvillimin e luftimeve një vit më parë në Kaukaz, mes trupave gjeorgjiane dhe ruse. Në raport fajësohen të dyja palët. Gjeorgjia ka sulmuar e para trupat ruse, por pas sulmeve me javë të tëra nga pozicionet e kryengritësve në provincat e Ahbazisë dhe Osetisë Jugore, të mbështetura nga Rusia.

Autorë: Bernd Musch Borowska/Peter Philipp/Ingo Mantoufel

Redaktoi: Bahri Cani

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë