1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tregu i punës në Gjermani

Rolf Venkel21 Gusht 2005

Pavarësisht nga reformat , tregu i punës mbetet problemi më shqetësues i qeverisë së ardhshme gjermane

Të papunë gjermanë
Të papunë gjermanëFotografi: AP

Mes viteve 1995 dhe 2005 ekonomia gjermane është rritur në përgjithësi me vetëm 14,6%, ndërsa BE-ja ka pasur një kuotë 24%, SHBA 39,9% dhe ekonomia botërore është rritur me 45,6%. Ndaj nuk të habit fakti që mpirja në tregun gjerman të punës në Gjermani as që po jep shenja çtensionimi. Cilado qeveri që do të drejtojë vendin pas zgjedhjeve më 18 shtator do të trashëgojë një barrë të rëndë, papunësinë. Kjo pasi tregu i punës mbetet problemi më i madh i qeverisë së ardhëshme.

Në vitin 1998 kur Gerhard Shrëderi bëri fushatën elektorale si kandidat për kancelar për të zëvendësuar qeverinë e helmut Kolit, ai nuk linte rast t´i shpëtonte pa u premtuar qytetarëve, atë për të cilën sot nuk dëshiron të flasë: "Dua të më vlerësoni pas katër vjetësh vetëm në një çështje: nëse qeveria e re ia ka arritur të ulë papunësinë."

Papunësia

Fillimisht për qeverinë e Shrëderit dukej se gjithçka po ecte mirë. Ndonëse kuota e papunësisë në vitin 1998 - në përiudhën e parë të mandatit të socialdemokratëve dhe ekologjistëve - vazhdonte të ishte 11,1%, si mesetare vjetore ishin të regjistruar 4,28 milionë të papunë. Në shtator për herë të parë qyhs pas vitit 1996 papunësia u ul nën shifrën e 4 milionëshit. Vitet që pasuan papunësia ra me një mesetare vjetore 10,5%, në vitin 200 madje në 9,5% dhe një vit më vonë kuota shënoi 9,4%.

E pra kufiri i katërmilionëshit u ul në vazhdimësi. Por kjo ndodhi falë zhvillimeve koniukturore, bumit të neë economi, dinamikës së re që u nxit prej liberalizimit të postës dhe telekomunikacionit dhe zhvillimit në bursë e në tregjet financiare. Pra ulja e papunësisë nuk ishte direkt efekt i ndonjë mase qeveritare apo reforme në tregun e punës.

Qysh atëherë, në vitin e parë të qeverisë Shrëder, ekonomistët shprehën dyshim, nëse problemet e tregut të punës vërtetë do të zgjidheshin vetvetiu prej një klime më të bukur koniukturale. Berbert Haks, ish-kryetar i këshillit të ekspertëve për vlerësimin e zhvillimeve ekonomike, qysh në vjeshtën e vitit 1998 paralajmëroi: "Nuk ka arësye për çtensionim. Së pari ulja e papunësis ëështë mjaft e dobët. Përveç kësaj ne kemi rezerva, sepse qysh prej 25 vjetësh përsëritet i njëjti skenar: pas rënies koniukturore ne arrijmë një nivel më të lartë. Në vitin 1975 pë rherë të parë patëm ëpr herë të parë 1 milionë të papunë, periudhën e dytë në vitin 1982 papunësia arriti në 2 milionë. Gjatë recesionit të viteve 1990 shifra shënoi 3 milionë. Një rregullsi e tillë duhet të ndryshojë. Kjo që kemi tani është një shlodhje koniukturale. Por vetëm kaq nuk mjafton."

Sipas ekonomistëve më e vështirë se papunësia e shkaktuar prej koniukturës është papunësia e quajtur strukturore. Ekonomistët e konsiderojnë sistemin social gjerman me prejardhje nga shekulli i 19 si të pashpresë dhe të mbingarkuar, gjë që e ka ndryshkur dhe çrregulluar tregun e punës. Gabimet strukturore bëjnë që ushtria e të papunëve të rritet nga recesioni në recesion. Ndaj Gjermania me shumë sfida të viteve të fundit që kanë vlejtur edhe pë rvende të tjera e ka pasur shumë më të vështirë se fqinjët e saj. Sfida janë globalizimi, zgjerimi i BE-së e si rjedhojë e kësaj edhe konkurrenca me pagat e ulëta, si dhe dështimi i neë economi. E pra s´është çudi që ekonomia ka kërkuar gjithnjë e më me forcë reforma rrënjësore në tregun e punës.

Por qeveria e mbajti veshin të shurdhër duke vazhduar të ndjekë kursin e përcaktur prej saj të emërtuar si "politika e dorës së butë". Presioni për reformimin e tregut të punës u rrit pranverën e vitit 2002, jo prej koalicionit qeverisës, por nga jashtë. Sistemi i ndërmjetësimit të vendeve të punës në Gjermani shënoi një pikë kritike. Kontrolli i shtetit bëri disa sondazhe prej nga konstatoi, se disa zyra të punës prezantonin statistika fallso. Ato kishin punësuar shumë më pak njerëz nga sa pretendonin.

Skandali për zbukurimin e statistikave të ndërmjetësimit të vendeve të punës e detyroi qeverinë që të veprojë shpejt. Në hapin e parë u vendos që pushoheshin shumë punonjës të zyrave të punës. Deri atë kohë nga rreth 90.000 punonjës të kësaj zyre të burokracisë së përmasave gjigande, vetëm 10% e tyre ishin të punësuar në sektorin e ndërmjetësimit të të papunëve.

Reformat

Si rjedhojë u krijua komisioni për realizimin e reformës në entin federal të punës dhe të tregut të punës. Kryetari i këtij komisioni, Peter Harz, bënte pjesë në kryesinë e koncernit Folksvagen. Qëllimi i këtij komisioni ishte ambicjoz: Brenda tre vjetësh numri i të papunëve duhej të përgjysmohej në 2 milionë.

Ish-kryetari i grupit parlamentar të kristjandemokratëve, Friedrih Merc, e kundërshtoi këtë projekt, duke argumentuar, se kuota e ekonomisë gjermane në ekonominë botërore është ulur ndjeshëm. Gjatë viteve të fundit Republika Federale e Gjermanisë ka zënë vendin e fundit në radhën e shteteve të BE-së. E vetmja gjë që ka bërë me bollëk qeveria socialdemokrate, sipas Merc, janë analizat, komisionet dhe këshillat e krijuara: "Asnjëherë tjetër jahstë parlamentit nuk ka pasur kaq shumë shkumë dhe lëvizje të padobishme pë rekonominë sa në qeverinë tuaj. Rezultati nuk është as dinamikë zhvillimi dhe as vende të reja pune. Jo, ne kemi vetëm komisione të reja."

Komisioni Harc thuajse do të kish punuar më kot, por koalicioni i socialdmeokratëve dhe ekologjistëve në vitin 2002 me vështirësi mundi të mbijetojë duke i rifituar zgjedhjet - kjo falë prezantimit popullor të kancelarit gjatë katastrofës së vërshimeve në Lindje të Gjermanisë dhe falë qëndrimit konsegunet kundër angazhimit ushtarak gjerman në Irak.

Fitorja me një diferencë të ngushtë në zgjedhje i zgjoi socialdmeokratët nga përgjumja e pushtetit. Ministri i punës dhe i ekonomisë Volfgang Klement premtoi: "Viti 2003 është për Gjermaninë viti vendimtar për vendosjen e piketave në politikën ekonomike dhe të financave. Detyra më e rëndësishme është forcimi i dinamikës së zhvillimit, një potencial më i madh zhvillimi që do të japë efekt edhe në tregun e punës."

Kështu u shpreh ministri Klement në janar 2003 duke prezantuar raportin vjetor të qeverisë për ekonominë. Në mars kancelari nëpërmjet deklaratës qeveritare shpalli paketën e reformave të pagëzuar "Agjenda 2010". "Vendi ka nevojë të kthehet sërish në qendër të besimit në Evropë. Porblemet që kemi sot nuk janë krijuar brenda një dite. Jo të gjitha zgjidhjet që diskutojmë sot, mund ta japin e efektin e tyre nesër. Por unë jam i vendosur të mos lejoj më që problemet të shtyhen në bankën e rezervave, kur ato duket se nuk mund të zgjidhen."

Sa i përket reformës në tregun e punës, e pagëzuar si Harz 4, dhe që është pjesë e paketës së reformave të socialdmeokratëve, mund të thuhet, se pas një pune katër vjeçare të komisionit përkatës, rregullat e reja kanë hyrë në fuqi. Ndonëse ato po zbatohen në vështrim të pare ende nuk po ndjehet efekti i saj. Numri i të paunëve në shkurt të këtij viti e tejkaloi kufirin e 5 milionësiht, ndërsa ekspertët parashikojnë për vitin në vazhdim një shifër mesatare vjetore prej 4,75 milionë të papunë.

Ndër të tjera qeveria morri përsipër të reformojë sistemin e sigurimit shëndetësor, atë të financave, të zejtarisë dhe tregun e punës.Si konkluzion mund të themi, se qeveria federale e socialdmeokratëve dhe ekologjistëve i ka nisur reformat me shumë vonesë, ndaj efekti i tyre do të ndjehet atëherë kur qeveria nuk do të jetë më në pushtet. Por edhe për qeverinë e ardhëshme mbetet mjaft punë për t´u bërë. Qysh nga viti 200 ka pasur ndryshime shqetësuese strukturore në tregun e punës. Këto pesë vjet numri i sipërmarrjeve private dhe i të punësuar part-time
është rritur me 10%, numri i të punësuarve me paga të ulëta është rritur në rreth 27%. Njëkohësisht numri i të punësuarve me normë të plotë ka rënë me 10%. Por i gjithë sistemi gjerman i sigurimeve sociale bazohet tek kategoria e të punësuarve me normë të plotë. Ky sistem pra nuk duhet të mbetet në stanjacion në një shoqëri që ëhstë në plakje, ai duhet ndryshuar duke reduktuar vendet e punës me normë të plotë.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW