1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Sport

Sulmohet me mjete shpërthyese ekipi i Borusia Dortmund

11 Prill 2017

Ndeshja Borusia Dortmund - Monako, në kuadër të Champions League është shtyrë, për shkak të një sulmi ndaj autobusit me ekipin e Dortmundit. Ka dhe një lojtar të lënduar.

Werder Bremen - Borussia Dortmund 1:3 BVB Bus
Fotografi: picture alliance/dpa/Eibner-Pressefoto

Policia ka konfirmuar se në afërsi të autobusit që transportonte lojtarët e Borusia Dortmund, pas pas nisjes nga hoteli, kanë ndodhur tri shpërthime të fuqishme. Agjencitë e lajmeve njoftojnë se një person është lënduar nga pasojat e shpërthimit. Ndërkohë është konfirmuar se është lënduar lojtari i Borusia Dortmund Mark Bartra, i cili nga xhamat e thyer ka pësuar lëndime në dorë dhe në këmbë. Bartra është transportuar menjëherë në spital, në trajtim mjekësor.

Fotografi: picture-alliance/nordphoto/Straubmeier

Sipas informacioneve të deritanishme, lëndimet nuk janë të rrezikshme për jetën. Policia ka kumtuar se nuk ka rrezik për ndonjë sulm në stadium, por organizatorët e ndeshjes, përfaqësuesit e klubeve dhe ata të UEFA, kanë vendosur që ndeshja të shtyhet për nesër. Ndeshja do të mbahet në ora 18:45 minuta në Dormund. Në kushte të këtilla nuk mund të mbahet ndeshje normale, sepse lojtarët e Dortmundit janë të shokuar thellë.

Deri tani nuk ka ndonjë informacion konkret për këto tri shpërthime dhe sfondin e tyre.