1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

12 vjet burgim për ish-shefat e Shërbimit serb të Sigurimit

30 Qershor 2021

Gjykata e OKB-së në Hagë dënoi me nga 12 vjet heqje lirie dy serbë të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnjë.

Den Haag | Angeklagte  Kriegsverbrechen in Bosnien | Jovica Stanisic und Franko Simatovic
Fotografi: PIROSCHKA VAN DE WOUW/REUTERS

Dy ish-shefat e Shërbimit serb të Sigurimit, Jovica Stanisiq (70) dhe Franko Simatoviq (71) u konsideruan fajtorë për ndihmë dhe nxitje për vrasje, për persekutim dhe për dëbimin e popullsisë civile.

Stanisiqi dhe Simatoviqi, ishin persona të besuar të ish-Presidentit Jugosllav Slobodan Millosheviç dhe kishin dalë një herë para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në vitin 2003. Prokuroria i akuzonte ata si përgjegjës për krime të rënda kundër myslimanëve dhe kroatëve në luftën e Bosnjësmidis viteve 1991 dhe 1995.

Jovica Stanisiq dhe Franko SimatoviqFotografi: PIROSCHKA VAN DE WOUW/REUTERS

Por gjykata i shpalli ata në vitin 2013 të pafajshëm, vendim ky për të cilin pati shumë diskutime. Pas ankimit ndaj vendimit, gjykata i shpalli ata tani fajtorë. Sipas gjykatës Stanisiqi dhe Simatoviqi kishin luajtur një "rol të rëndësishëm" për ngritjen e njësive paraushtarake përgjegjëse për fushatën e terrorit kundër myslimanëve dhe kroatëve.

Fotografi: Darko Bandic/AP/picture alliance

Organi i akuzës kishte kërkuar burgim të përjetshëm, por trupi gjykues nuk i konsideroi si të provuara të gjitha akuzat  e padisë.

Këto ishin gjykimet e fundit për krime lufte gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.