1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Triumf i "Finlandezëve të Vërtetë"

18 Prill 2011

Në zgjedhjet parlamentare në Finlandë është shënuar një zhvendosje serioze politike në të djathtë.

Timo Soini e ndjen veten fituesin e vërtetë të zgjedhjeve
Timo Soini e ndjen veten fituesin e vërtetë të zgjedhjeveFotografi: dapd

Partia Konservatore Nacionale e ministrit të Financave, Jyrki Katainen, me mbi 20 për qind të votave ka fituar më së shumti mandate. 39 vjeçari do të ketë të drejtën e krijimit të kabinetit të ri qeveritar, por fituesi më i madh i zgjedhjeve të djeshme parlamentare është partia nacionaliste "Finlandezët e Vërtetë".

Erë e re në Finlandë

Ai do të bashkëpunojë me "Finlandezët e Vertetë" , Jyrki KatainenFotografi: dapd

Kjo parti ka pesëfishuar votat, duke fituar rreth 19 për qind të tyre. Shefi i saj Timo Soini tha në një deklaratë për media se është shumë i lumtur dhe shpreson se ata do të jenë pjesë e qeverisë. "Ju dhe të gjithë të tjerët duhet të respektoni vullnetin e popullit të Finlandës. Partia jonë nuk është parti e krahut të djathtë, por një parti mes socialdemokratëve dhe Partisë së Qendrës, prandaj nuk duhet të jeni të brengosur me atë, që ka ndodhur në Finlandë", tha Soini. Humbësi më i madh i zgjedhjeve është Partia e Qendrës e kryeministres, Mari Kiviniemi, me rreth 16 për qind të votave. Ndërsa sociademokratët kanë fituar besimin e rreth 19 % të mbi 4,5 milionë finlandezëve, sa kishin të drejtën e votimit.

Kokëqarje për Evropën

Ajo duhet të largohet, kryeministrja Mari KiviniemiFotografi: dapd

"Rezultati "do t'i shkaktojë shqetësime Europës. Do të shkaktojë probleme me paketat e shpëtimit të euros", profetizoi Olavi Borg, një politolog finlandez. "Finlandezët e vertetë" janë shprehur shumë qartë lidhur me vendet me borxhe si Greqia, Irlanda dhe Portugalia. Ombrela e shpëtimit për shtetet në vështirësi ekonomike mund të funksionojë vetëm nëqoftëse shtetet anëtare të BE e mbështesin atë njëzëri.

Që në fushatë populistët e djathtë vunë theksin tek tema e euros duke vendosur kështu gurin e themelit për triumfin e tyre në votimin e tyre të dielën. "Nganjëherë ia vlen, që ngulësh këmbë tek bindjet e tua, edhe pse has në kundërshtime dhe shpotitesh", tha kryetari i partisë Soini. Finlandezët e vëertetë kërkojë edhe ashpërsimin e politikës ndaj të huajve, ndalinin e martesave të së njëjtës gjini si dhe ndalimin e abortit.

Autor: Bahri Cani (dpa, afp)

Redaktoi: Angjelina Verbica